Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në , kiri! Ai tha se Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla.
Berisha: Të dashur miq, ditën e premte Shqipëria dhe Europa panë madhështinë e kryengritjes paqësore të opozitës më të pamposhtur në Europë kundër Edi Ramës, kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në kontinent.
Kryeministrit të vetëm që bën ligje për të mbrojtur vjedhjet e tij.
Qeveritarit kampion në botë në përdorimin nga mëngjesi në darkë të togfjalëshit me të cilin ka lindur në gojë, gjiriz dhe hale, hale dhe gjiriz, kurrë të mos i dalin nga goja.
Por ditën e premte, shqiptarët dhe miqtë e tyre kudo në botë u përballën me pamjet më të shëmtuara, me pamje që të kujtonin sulmet e Asadit mbi popullin e tij.
Me pamje që të rikujtonin sulmet kimike të Sadam Hyseinit dhe gjenocidin ndaj kurdëve.
Me pamje të qytetarëve të mbytur nga helmi, me pamje deputetësh që dergjeshin përtokë të asfiksuar me spraj toksik ariu të hedhur nga kriminelë të pafytyrë.
Mirëpo këto pamje, që qarkulluan të premten në Shqipëri dhe në mbarë botën, nuk ishin as nga Siria, as nga Iraku, por nga Shqipëria në zemër të Europës.
Një sulm shtazor i urdhëruar nga kreu i narkoshtetit, biri i bllokmenit xhelat, Edvin Kristaq Rama dhe i ekzekutuar nga ushtarët e tij të verbër, Besfor Kimiku, Skënder Balluku, Sokol Besëpreri, të cilët morën përsipër të helmojnë qytetarët kryengritës paqësorë me lëndë nga më të rrezikshmet helmuese.
Ndodh që në Europë të bëhen protesta.
Ndodh në Francë, Bruksel dhe kudo.
Ndodh ndonjëherë që këto protesta të jenë të dhunshme.
Kemi parë pamjet dhe institucionet e dëmtuara, dyqane private që digjen, madje dhe grabiten.
Por kurrë nuk janë parë në Europë pamje ku protestuesit të dhunohen ashtu siç u dhunuan qytetarët shqiptarë ditën e premte.
Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, protesta e të premtes, ashtu si dhe të tjerat, nuk pati asnjë përdorim dhune, asnjë ushtrim dhune nga protestuesit paqësorë.
Në momentin që unë përfundova fjalimin, narkokriminelë, policë me uniformë janë lëshuar si kafshë, si shtazë kundër protestuesve, jo sikur të ishin shqiptarë apo njerëz në fund të fundit, por sikur të ishin hasmi më i rrezikshëm i këtij vendi.
Po pse kjo dhunë e narkopolicisë dhe banditëve të saj?
Sepse Edi Rama, Besfor Kimiku, Skënder Balluku, Sokol Besëpreri, etj, me vetëdije të plotë helmuan qytetarët të kapur nga një frikë e tmerrshme në shpirtin e tyre të zi.
Gazeta RD