Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, cila do jetë strategjia e protestës së ardhshme, meqenëse ju dje thatë se ajo do jetë në proporcion e dhunën që ushtroi policia ndaj protestuesve?
Sali Berisha: Ne jemi për protestë paqësore dhe vetëm paqësore dhe u them të gjithë atyre që, në mbrojtje të Edi Ramës kundërshtojnë protestat tona, se gjer sot, 7 protesta kombëtare më të fuqishme që ka njohur vendi, për shkak të karakterit paqësor, nuk ka një polic të plagosur.
Mediat nuk mund të citojnë emrin e një polici të plagosur.
Mediat mund të paraqesin skenarë të organizuar nga policia për të paraqitur policë të plagosur, por të dështuar, por jo të plagosur.
Sepse është protestë paqësore.
Ky është shkaku.
Tani, protestën e fundit janë përdorur helme me rrezik të lartë. Janë përdorur granata siç i patë, janë përdorur plumba gome, janë përdor verbues ariu dhe helme të tjera toksike.
Janë hedhur nga tarracat shishe molotov në mes të protestuesve. Me dëshmitarë të gjitha këto.
Herën e fundit, Skënder Balluku, një mercenar i Lubi Ballukut, mendoi se do mbyllë çështjen Rama-Balluku me akte shtazërie kundër protestuesve.
E garantoj se do jetë përgjegjës për secilin prej tyre.
Dhe opozita nuk mposhtet kurrë.
Opozita do u përgjigjet në mënyrën më të fuqishme.
Protesta tjetër do të njoftohet shumë shpejt, kryengritja tjetër paqësore dhe do jetë më madhështorja që ka njohur vendi.
Gazeta RD