Gjyqtarja Marinela Osmani është caktuar të vendosë këtë të martë, për kolegen e saj Irena Gjoka, lidhur me kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj saj. Seanca është planifikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme, por pranë togave të zeza mësohet se ka shkuar një kërkesë për shtyrje pasi kallëzuesja Adriana Kalaja paraqiti raport mjekësor me arsyetimin se për shkak të problemeve shëndetësore e ka të pamundur të paraqitet.
Pas hetimeve një vjeçare për dënimin dhe dëbimin e saj nga Greqia të cilën e ka fshehur në formularët e vetëdeklarimit si dhe në procesin e vettingut, SPAK iu drejtua togave të zeza me kërkesë pushimin e procedimit penal që e kishte regjistruar pa emër për veprën penale “falsifikimi i vulave, stampave ose formalëve. SPAK e pranoi që magjistratja ishte dënuar, por tha se nuk mund të ndiqet penalisht pasi Gjoka, që ka poseduar edhe mbiemrat Maneku e Shpata, nuk ka patur dijeni për dënimin dhe se kanë kaluar afatet ligjore të ndjekjes penale.
Gjoka është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga avokatja Adriana Kalaja duke e akuzuar se në formularin e dekriminalizimit ajo kishte fshehur një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë në Janinë.
Në vitin 2005 Irena Gjoka është konstatuar në dy episode në kufi, se Irena Gjoka ka përdorur dokumente të parregullta dhe ka bërë tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese. Për këtë ajo u ndoq penalisht në vendin fqinj për hyrje dhe qëndrim i të huajve në territorin grek, që u dënua me 3 muaj burg dhe iu konvertua 1500 euro.
Gazeta RD