Pasuritë e sekuestruara të Lindës tjetër

SPAK ka dalë pak më parë në një njoftim zyrtar lidhur me pasuristë që i janë sekuestruar grupit drejtues kriminal të AKSH-it, ku bënte pjesë dhe drejtoresha e institucionit Mirlinda Karçanaj.
Në një komunikim publik disa javë më parë, kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje Karçanajn, kur tha se është nënë e përkushtuar e fëmijëve të saj, madje një zonjë që jeton me qira.
Por çfarë njoftoi SPAK pak më parë?
Vetëm Mirlinëds së “varfër” i janë sekuestruar pasuritë e mëposhtëme, të përllogaritur në vlerë disa milion euro:
SPAK thotë: Në ngarkim të personit nën hetim M. K:
– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga “Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;
– Llogari bankare në BKT
– Disa Llogari bankare në OTP Bank
Sipas përllogaritjeve të SPAK, bashkë me sekuestrimet që i janë bërë miqëve me të cilët Mirlinda merrte peng biznesmenët për t’i shanzazhuar, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e mbi 40 MILIONË EURO.

About Krye Redaktor

Check Also

Takimi me zëvendësin e Rubios, Landau/ Angazhim amerikan kundër korrupsionit, karteleve dhe krimit të organizuar

Fatmir MEDIU Gjatë vizitës në Washington pata kënaqësinë të marr pjesë në një darkë të …