Rama tërhiqet nga leja për kullën që ‘pushtonte’ Ambasadën amerikane

Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të shfuqizojë lejen e ndërtimit për Embassy Tower, kullën 47 katëshe ngjitur me ambasadën amerikane.

E parashikuar për t’u ndërtuar nga biznesmeni vlonjat Fatmir Hanxhari, i cili dyshohej se në këtë rast ishte thjesht një prestanome, kulla 47 kate tashmë do të mbetet përfundimisht në letër, teksa KKTU ka vendosur shfuqizimin e lejes së saj në mbledhjen e fundit.

Rrokadë kullash në Tiranë/ Anullohet 47 katëshi tek Ambasada

Sekretaria Teknike e KKT nuk ka dhënë arsye për shfuqizimin e lejes. Ndaj nuk dihet nëse anullimi i ndërtimit të përbindëshit 47 kate është i lidhur me hetimet e SPAK, apo me çështje sigurie duke qenë se ngrihej ngjitur me ambsadën e SHBA-ve duke kompromentuar jo pak sigurinë e selisë diplomatike më të rëndësishme në vend.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Pse heshtet për të pandehurën Balluku?

Nga Adriana KALAJA Prej muajsh shoh një sulm të frikshëm, kryesisht mediatik, për të heshtur, …