Berisha: Sulmi brutal ndaj deputetëve tanë është një akt primitiv i Edi Ramës ndaj kundërshtarëve politikë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, sulmi brutal ndaj deputetëve tanë është një akt primitiv i Edi Ramës ndaj kundërshtarëve politikë.

Ai tha se, goditja e deputetëve, të cilët janë një faktor madhor në garantimin e karakterit paqësore të kryengritjes tonë, përbën aktin më primitiv të Edi Ramës ndaj kundërshtarëve politikë.

Berisha: Zonja deputete, zotërinj deputetë, të nderuar qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë mbledhje të grupit parlamentar të opozitës.

Së pari, dua të përshëndes edhe njëherë ata dhjetëra mijëra qytetarë që të premten e kaluar me pjesëmarrjen e tyre në kryengritjen paqësore u bënë zëri i qytetarëve në Shqipëri, në Europë dhe në botë.

Një përshëndetje të veçantë kam për heronjtë e kësaj proteste, të cilët sot ndodhen në burgjet e narkodiktaturës dhe i garantoj ata se burgosja e tyre politike do kthehet në një ndëshkim të padiskutueshëm ndaj regjimit të Edi Ramës.

I përgëzoj për qëndrimin burrëror të pathyeshëm në qelitë e narkoshtetit dhe u shpreh edhe mirënjohjen dhe solidaritetin tonë të plotë.

Unë gjithashtu shpreh revoltën më të madhe, denoncimin më të ashpër për sulmin brutal që u bë ndaj deputetëve tanë në protestën e 17 prillit.

Sulm i planifikuar.

Sulm i organizuar në të cilin u përdorën ndaj deputetëve dhe protestuesve të gjitha mjetet e dhunës, granata, spraj ariu, spraj toksik, plumba gome, pompa uji dhe shishe molotov.

Goditja e deputetëve, të cilët janë një faktor madhor në garantimin e karakterit paqësore të kryengritjes tonë, përbën aktin më primitiv të Edi Ramës ndaj kundërshtarëve politikë.

Frikacak dhe i paburrë, gjen banditë me uniformë për të goditur deputetët e opozitës.

Të gjitha këto janë një detyrim i ri madhor i yni për të vazhduar protestat e fuqishme, për të vazhduar kryengritjen tonë paqësore.

About Redaksia

Check Also

Bllokimi i integrimit/ Berisha: Rama dhe lobistët e tij të korruptuar po fshehin të vërtetën!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me grupin parlamentar tha se, qeveria e Edi …