Skandali me aeroportin e Vlorës/ Rama dhe Balluku kërkojnë 130 milionë euro

Sali BERISHA

Dua të falënderoj me përzemërsi gazetarët investigativë, çfarë gjetën? Gjetën që aeroporti i Vlorës është identik me djegësin e Tiranës. Është firmosur kontrata në prill, në një kohë kur sipërmarrja është krijuar në maj.

Dhe kjo me direktivë dhe firmë të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. E kuptoni? Është firmosur kontrata me kompanitë e ndërtimit dhe projektimit në prill, ndërkohë që kompania fituese e garës është regjistruar dhe themeluar në maj.

Imagjinoni çfarë gare ka pasur.

Po çfarë janë aty? E ka edhe ajo një ngjashme me djegësin e Tiranës.

130 milionë janë paratë e vjedhura në djegësin e Tiranës, 130 milionë janë paratë e vjedhura në aeroportin e Vlorës. Çdo vit, sipas kontratës, koncesionarit do t’i paguhen nga taksat e shqiptarëve 10 milionë euro për 13 vite rresht biletat e munguara.

Po nuk ka toka horra si këta që të vjedhin popullin në këtë mënyrë. Firmosin tani 10 milionë euro në vit. Pra aeroporti që është kontraktuar për 120 apo 110 milionë euro, do të shfrytëzohej nga koncesionari për 35 vite, do merrte paratë e të gjithë biletave përveç 10 milionëshit shtesë nga qeveria.

Prandaj ndodh kjo që shihni ju, kjo që shohin shqiptarët, që njëherë del vëllai i Taulantit, Valon Ademi. Klonim.

Njëherë kapin Bexhetin. Çfarë është ajo? Aty është gjithçka se Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla duan të marrin 130 milionë euro që kanë firmosur në mënyrën më kriminale, më korruptive.

Po si mund të japësh 10 milionë euro për bileta të munguara?

Po zvogëloje aeroportin, kjo ka ndodhur. Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj kanë thënë jo, aeroporti të ndërtohet me 30 milionë dhe të shtohet me shtimin e punës edhe kapaciteti.

Këta jo, më i madhi në Ballkan, dilte Lubia, e keni parasysh apo jo.

Po këta vjedhin. Këta vjedhin 100 fishin e Enver Hoxhës.

Ai i kishte pa tjetër pa problem, po të marrësh shpenzimet e tij dhe të gjithë Byrosë Politike në 45 vite nuk bëhen as gjysma e vjedhjeve të Lubi Ballukut.

Do ta bëj Aleksandri edhe këtë, aeroporti më i madh në Ballkan, thoshte, se më duheshin 10 milionë euro në vit. Dhe tani në gjyq, Skapi në një anë, Taulanti në anën tjetër, Lubia në anën tjetër, gjykata në anën tjetër.

Atëherë çfarë duhet të bëjnë qytetarët?

Duhet të pranojmë të vidhemi në këtë mënyrë të poshtërohemi në këtë mënyrë apo të ngrihemi?

About Krye Redaktor

Check Also

Mitsotakis-Ramës/ Respekto shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe përmbush standardet e BE

Zyra e Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas takimit …