Berisha: Shpresa e vetme në këtë situatë dramatike është reagimi dhe përgjigja e fuqishme qytetare!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, shpresa e vetme në këtë situatë dramatike është reagimi dhe përgjigja e fuqishme qytetare!
Berisha tha në konferencën për shtyp se, nuk do pranojmë kurrë mbylljen e çështjes Balluku.

Berisha: Ju jeni dëshmitarë të dashur qytetarë dhe qytetare se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut për afera të përbashkëta me Ramën, për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg në kërkesën e tij.
Dhe natyrisht nuk ishin më pak për Ramën në atë mes.
Pasi me mandatet e tij të krimit mbylli, bllokoi arrestimin e saj për të mbrojtur veten e vet.
Pasi afera të tjera të mëdha korruptive kanë dalë në dritë dhe drejtësia është tërësisht e paralizuar.
Pasi në Bruksel, fantazma e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, të pranishme në një seri mbledhjesh nga fillimi i marsit gjer më 18 prill, në të cilat është diskutuar raporti i ndërmjetëm për standardet dhe kriteret themelore për Shqipërinë dhe ka mbetur në klasë.
Por, theksoj këtu se shpresa e vetme në këtë situatë dramatike është reagimi dhe përgjigja e fuqishme qytetare.
Edi Rama bllokoi drejtësinë.
Edi Rama de facto për të shpëtuar lëkurën e tij, iu tha plaç partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë absolutisht me të drejtë, funksionimin e shtetit ligjor, funksionimin e luftës kundër korrupsionit dhe respektimin e vendimeve të drejtësisë, u deklaroi shqiptarëve se çështja Balluku është e mbyllur.
Unë ftoj çdo shqiptar të mos pranojmë të mbyllim kurrë atë çështje.
Vendi po shkatërrohet çdo ditë e më shumë.
Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë.
Gjithçka bëhet e pashpresë në qoftë se ne nuk ngrihemi fuqishëm me zërin tonë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shumë shpejt do fillojë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë

-Kemi 1 vit nga zgjedhjet lokale. Kur do e nisë PD procesin e përzgjedhjes së …