Berisha: Shqipëria pa porte, korrupsioni ka asgjësuar portin e Durrësit dhe ka rritur koston e jetesës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Shqipëria pa porte, korrupsioni ka asgjësuar portin e Durrësit dhe ka rritur koston e jetesës. Ai tha se, portet një nga një, gjer tek bastioni i fundit që është te Durrësi, i gllabëroi korrupsioni.

Berisha: Edhe njëherë, dua t’ju falënderoj ju, departamentin tuaj dhe të gjithë pjesëmarrësit.

Paraqitet sot një problem shumë themelor për vendin, për kombin, me një rëndësi strategjike të jashtëzakonshme. Kur mendon potencialin që i ofron pozita gjeografike, por për hir të së vërtetës, e pazgjidhshme te rruga e kombit.

Dhe shikon Shqipërinë me 400 e sa kilometra breg, brigje deti, pa porte, të duket një Shqipëri e gjymtuar realisht, sepse në fakt, de facto portet kanë, janë zhdukur pothuaj. Janë zhdukur pothuaj. Nuk funksionojnë më.

Portet një nga një, gjer tek bastioni i fundit që është te Durrësi, i gllabëroi korrupsioni. Kushdo mund të thotë një politikë anti-shqiptare dhe, por sot Shqipëria është pothuaj pa porte.

Por ky moment apo ky zhvillim ka një impakt të madh negativ jo vetëm në qytetet ku ishin portet, por ka një impakt shumë negativ për të gjithë qytetarët shqiptarë. Në qoftë se sot në dyqanet e Shqipërisë mallrat janë me çmim më të shtrenjtë se në dyqanet e Italisë, apo Greqisë po e po, apo vendeve të tjera, në qoftë se sot Shqipëria ka pësuar rritjen më të madhe të çmimeve se çdo vend tjetër, aksionerë në të gjithë këtë zhvillim janë goditja e porteve dhe transportit.

Mallrat që hynin në jug nga Vlora, tani duhet të vijnë nga Tivari apo nga portet e Greqisë dhe qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë koston e transportit të tyre. Po kështu mallrat e Durrësit, Durrësi që ishte në pozicionin më strategjik për vendin, në zonën më të populluar dhe me radhë. Pra, një politikë që godet direkt xhepat, buxhetin familjar të çdo shqiptari. Por kjo është një politikë frenuese e zhvillimit të vendit.

Për aq peshë sa ç’ka transporti, sa ç’kanë portet si nyje, si promotor të zhvillimit të një vendi. Imagjinoni ju, kemi që kur ëndrra e Dubait të 1001 netëve lindi, flitet vetëm për marina, paçka se ne e kishim në Durrës territorin e përcaktuar ku do ndërtohej.

Vërtet Durrësit i mungonte një marinë. Dhe vërtet Durrësi duhet të kishte një marinë. Dhe qeveria kishte përcaktuar territorin ku do ndërtohej marina e Durrësit. Dhe qeveria kishte kontraktuar koncesionarin që do ndërtonte marinën e Durrësit.

Por që, pas largimit nga pushteti, Edi Rama i kërkon, siç është i regjistruar në telefon Ylli Ndroqit, t’i thotë koncesionarit se do 10 milionë euro për të dhënë lejen e fillimit të punimeve. Edhe Ylli Ndroqi i thotë: jo, unë këtë nuk ja them, se kjo është një shumë që unë nuk mund t’ia them atij. Dhe në fakt ai ishte, ky po humbiste, por një akt të tillë nuk pranonte ta bënte.

Dhe kështu u përmbys projekti, u përmbys dhe u kalua tani në bllok, në asgjësimin e portit të Durrësit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Porti i Durrësit është strategjik për BE dhe NATO! Protesta e vetmja rrugë për të ndaluar krizën

FJALA PËRMBYLLËSE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN PËR PORTIN E DURRËSIT Kryetari …