Kryetari i PD, Sali Berisha në tryezën e organizuar nga departamenti “Brain Gain” tha se, shqiptarët tani duhet të paguajnë 1.2 miliardë euro për të ndërtuar një port kotec.
Berisha u shpreh se, pasi Rama ka vendosur të shkatërrojë Portin e Durrësit, shqiptarët tani duhet të paguajnë 1.2 miliardë euro për të ndërtuar një port kotec në Porto Romano.
Berisha: Tani porti i ri do të ndërtohet nga paratë publike, nga taksat e qytetarëve.
Pra, përveçse plaçkiten shqiptarët me një vlerë që shkon rreth 4 miliardë euro porti, me territorin e me të gjithë e të gjitha, duhet të paguajnë edhe 1 miliardë euro nga taksat e tyre për të ndërtuar një port kotec, një port sa 1/4 e portit ekzistues, të cilit në vitin 2013, ne e lamë projektin dhe kompanitë e mëdha të kontraktuara për ta thelluar, për ta thelluar në masën që të pranonte anije 50.000 tonshe.
Dhe ishte kompani nga më të fuqishmet gjermane e porteve që kishte fituar tenderin dhe që do të kryente punimet.
Tani, pra duhet që shqiptarët jo vetëm të dorëzojnë Edi Ramës për Dubain e tij të 1001 netëve, portin e Durrësit, por duhet të paguajnë edhe 1 miliardë euro ose dhe më shumë, 1.2 miliardë euro për të ndërtuar një port kotec sa 1/4 e portit të Durrësit në Porto Romano.
Nuk ka, e kam, e kam deklaruar dhe e deklaroj se kjo është një çështje, një rëndësie kombëtare të jashtëzakonshme.
Nuk ka kryer kush një vjedhje të tillë, një plaçkë të tillë ndaj shqiptarëve, asnjë pushtues, asnjë perandori, as kërkush tjetër. Nuk ka shkelmuar kush si kjo qeveri interesa jetike strategjike të shqiptarëve.
Ai port, porti i parashikuar për të qenë një nyje e fuqishme transporti, zhvillimi, lidhje, ai shndërrohet në një grykë shisheje, me 1/4 e kapacitetit të portit ekzistues. Dhe është pa diskutim, afera korruptive më e madhe sot në Evropë, ose më gjerë.
Nuk besoj në botë të ketë një aferë të tillë korruptive si kjo. Ndaj dhe e konsiderova dhe e mirëprita nismën për t’iu rikthyer përsëri këtij problemi madhor, për të debatuar së bashku, në mënyrë që të bëjmë të vetëdijshëm shqiptarët se ç’po ndodh, ç’po ndodh me njërin nga, me pasurinë e tyre publike më të madhe, por dhe më strategjike që ato kanë.
Ju falënderoj për, për nismën, për materialin që keni përgatitur, dhe për praninë këtu.
Përsëri deklaroj se ne do bëjmë gjithçka për ta mbajtur si çështje, si çështje të rëndësisë kombëtare çështjen e portit të Durrësit.
Faleminderit!
Gazeta RD