Bylykbashi: Porti i Durrësit aset strategjik kombëtar nën rrezik dhe mungesë vizioni shtetëror

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se Porti i Durrësit mbetet një nga asetet më të rëndësishme strategjike të Shqipërisë, por sipas tij, ai është lënë në një gjendje të rrezikshme për shkak të mungesës së vizionit dhe ndërhyrjeve që kanë dëmtuar zhvillimin e tij.

Gjatë diskutimit në tryezën me departamentin “Brain Gain” të PD-së, Bylykbashi theksoi se porti historikisht ka qenë nyje kyçe që lidh Shqipërinë me Perëndimin dhe Lindjen, ndërsa ngriti shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar në dekadat e fundit, duke e cilësuar si çështje me rëndësi kombëtare dhe gjeostrategjike.

Oerd Bylykbashki: Kam kënaqësinë që si deputeti i qarkut të Durrësit, si drejtues politik në atë qark, po si qytetar mbi të gjitha i atij qyteti, të marr fjalën dhe të bëj një ndërhyrje. Do përpiqem të jem i shkurtër. Sigurisht është një diskutim i cili do të kërkonte kontributin e një numri gjithmonë më të madh ekspertësh në fusha të ndryshme, të cilët porti në mënyrë natyrale i mbledh së bashku, sepse është vërtet një nga çështjet më të mëdha, ashtu siç e tha dhe zoti Berisha, një nga çështjet më të mëdha të një karakteri strategjik, kombëtar për Shqipërinë. Sigurisht që mund të trajtohet në aspekte më të vogla të saj, gjithmonë të mëdha, siç është historia e korrupsionit apo shkatërrimi i kapaciteteve ekonomike e të tjerë, por mbi të gjitha mbetet një çështje me karakter strategjik kombëtar. Dhe me këto tryeza që Partia Demokratike po krijon, unë shpresoj shumë që po, po krijon njëra pas tjetrës, unë shpresoj shumë që të japë platformë dhe të ngacmojë gjithmonë më shumë debatin, diskutimin për këtë çështje.

30 vite më parë unë kam filluar karrierën time profesionale në një nga kompanitë shtetërore të suksesshme të asaj kohe në portin e Durrësit dhe kam pasur kënaqësinë që bashkë me mikun dhe kolegun që sot është këtu, ekspert i pavarur, që e njeh shumë mirë funksionimin e portit të Durrësit, zotin Doranin Agalliu, kemi punuar në atë kohë në vitet ‘96, ‘98. Kohë kur flitesh me entuziazëm për korridorin tetë. Për mundësitë e zhvillimit dhe bërjen, rikthimin e Durrësit në një qytet, në një nyje strategjike të jashtëzakonshme. Vërtetë në tekstet e historisë ose në tekstet e asaj që flitej gjatë viteve ‘80, flitej që Durrësi ishte një nyje transporti dhe nyje ekonomike, por gjithmonë brenda një vendi që ishte krejtësisht i mbyllur. Ndërkohë që ende sot, diskutimi mund të jetë, Durrësi ka lindur, qyteti ka prodhuar portin apo porti qytetin? Ajo që bien shumica dakord është që është porti në qendër. Ai port aty në atë zonë është ai që përcaktoi dhe zhvillimin e atij qyteti. Ai port dhe ai qytet, duke u lidhur dhe me titullin e kësaj tryeze, si shpëtohet Durrësi, strategjia për portin, ka ekzistuar kur Shqipëria nuk ekzistonte. Ka vendosur në hartë praktikisht Shqipërinë në 3000 vitet e fundit. Ka qenë, ka qenë, është dhe do të jetë, duhet të jetë patjetër pika e kordonit ombelikal që lidh Shqipërinë me oksidentin, me perëndimin. Por që gjithashtu lidh perëndimin me lindjen.

E tillë ka qenë, të tillë duhet ta mbajmë. Prandaj dhe ky, ky shqetësim i madh që ne vëmë përpara opinionit publik lidhet pikërisht me këtë, si mund ta ruajmë këtë aset të jashtëzakonshëm? Ashtu siç e tha zoti Berisha, është aseti më i madh i vetëm në një dorë të vetme, strategjik që ka ky vend. Jo më kot edhe të gjitha stërvitjet e mëdha ushtarake të NATO-s, Defender, që janë zhvilluar e një nga pikat fillestare që kanë, e kanë pikërisht në portin e Durrësit, sepse është një nyje e jashtëzakonshme logjistike e aleancës. Sigurisht që, unë thashë, duhet të flasin ekspertët. Unë do flas në një aspekt tjetër. Kam patur kënaqësinë që duke punuar bashkë me zotin Berisha kur ishte kryeministër, të shihje një zhvillim i cili pra, mbasi ishte ndërprerë, pra ato zhvillime me projeksione të mëdha rajonale, gjeostrategjike që fillonin me korridorin tetë dhe shkonin përtej, u ndërprenë në vitin ‘97 për një kohë të gjatë. Madje porti u bë pothuajse ishte e vështirë të zhvillohesh, u vendosën depozita nafte ndër të tjera të përcaktuara edhe për të, në një farë mase për të bllokuar zhvillimin e portit të Durrësit. Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 2005 deri në vitin 2013, një nga gjërat që mundet të, që kuptohet qartë ishte prioriteti i dhënë për zhvillimin e portit të Durrësit.

About Redaksia

Check Also

Deklarata tjetër antishqiptare e Feritit/ “Kosova, subjekt i barabartë ndërkombëtar vetëm nëse e pranon Serbia”

Gjatë kphës që Ferit Hoxha ishte Ambasadori i Shqipërisë në OKB, në një intervistë për …