Berisha: Ai që agresoi Albanën në parlament është Taulant Balla që porosit vrasje!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin për “Fuqizimin e grave në demokracinë lokale”, i organizuar nga PD dhe fondacioni suedez, “Jarl Hjalmarson, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar Shqipërinë si një “regjim autokratik” me hapësira të kufizuara lirie për qytetarët dhe opozitën.

Berisha u ndal te situata e grave në politikë dhe në shoqëri, duke deklaruar se ato janë të targetuara dhe të sulmuara në mënyrën më të egër, ndërsa përmendi rastin e deputetes Albana Vokshi, të cilën sipas tij e kanë sulmuar edhe familjarisht për shkak të qëndrimeve politike.

Berisha: Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju të pranishëm këtu, një falenderim dhe mirënjohje të thellë për fondacionin Jarl Hjalmarson, presidenten e këtij fondacioni, Eva Gustavson, mike e kahershme, e çmuar e Partisë Demokratike dhe e Shqipërisë. Të falenderoj shumë për praninë tuj këtu, por dhe për të gjithë ndihmën e çmuar që në 25-30 vitet e fundit Partia Moderata dhe Fondacioni Jarl Hjalmarson, i kanë dhënë Partisë Demokratike.

Falenderoj me këtë rast dhe kryeministrin tuaj të nderuar, edhe të shpreh kënaqësinë time për sukseset e mëdha të qeverisjes së tij, z. Ulf Kristerson, i cili në kohëra jo të të të lehta ka drejtuar me sukses të madh vendin tuaj të rëndësishëm. Dua të përshëndes praninë e zonjës Eva Doalova, si përfaqësuesja, presidente e rinisë të IDU-së.

Është një nder dhe kënaqësi e veçantë prania juaj këtu dhe falenderoj ju, falenderoj presidentin Harper, sekretaren e përgjithshme Tina, për mbështetjen që na keni dhënë dhe na jepni në kohëra jo të lehta për ne, si dhe zotin Filip Uthamar të partisë si motër suedeze. Falenderoj Albanën dhe të gjithë ju për temën që keni përzgjedhur.

Një temë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo kohë, por në kohërat më të vështira kjo merr dhe rëndësi më të madhe. Ne jetojmë, të dashur miq, në një diktaturë autokratike. Një regjim në të cilin, hapësirat e lirisë janë të ngushtuara në tërësi për qytetarët, por janë dhe shumë më të ngushtuara për opozitën. Ne jetojmë në një regjim i cili nga mëngjesi gjer në darkë ka në axhendën e tij luftën aprincipiale, luftën e egër kundër opozitës dhe drejtuesve dhe eksponentëve të saj.

Ju jeni dëshmitarë se si Albana Vokshi, pse ka mbrojtur parimet që ne besojmë, ka mbrojtur ju, vlerat, është agresuar në mënyrën më të egër, targetuar edhe familjarisht, nga banditët e kësaj qeverie, jo vetëm banditët në terren, por banditët në parlament, sepse kushtet tona këto janë. Ai që agresoi Albanën në parlament dhe që quhet Taulant Balla, ai është një porositës vrasjesh me dokumenta zyrtare.

Ai person që sot kryeson grupin e Partisë Socialiste dhe që qarkullon si përfaqësues i kësaj pseudo-mazhorance nëpër botë, ai është një person i cili në dosje gjyqësore figuron se ka porositur vrasje dhe se kjo dosje gjyqësore është eliminuar, është shkatërruar me vendim gjykate dhe prokurori për ta mbrojtur atë. Nuk është vetëm një rast, po aty brenda tij janë disa raste.

Atëherë, a mund të më thoni mua ju, ka një dallim midis atij xhahilit që agresuan Albanën dhe vajzën e saj në tek qendra e votimit me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që e agresoi në sallën e parlamentit? Pra, u ndala në këtë moment për të theksuar se cilat janë sot kushtet e vështira, shumë të vështira për motrat, nënat, vajzat dhe gratë shqiptare.

Nuk ndalem pastaj dhe te fakti tjetër që Shqipëria ka kryeministrin më mizogjen në Europë. Një kryeministër brutal në qëndrimet e tij ndaj ministreve. Është, i cili ka të përsëritura sekuenca të Idi Aminit në mbledhjet e qeverisë. Mirëpo ai me atlete të bardha dhe me, me ca manierizma të tjera i shuan dhe përpiqet të tregojë në një kohë që në fakt është një mizogjen i pamëshirë, i padenjë jo për atë post, po për asnjë post tjetër në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Kryengritja paqësore është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin ndryshimin e regjimit!

I pyetur nga një qytetare lidhur me strategjinë e ndjekur në protesta, kreu i PD …