Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, është koha vendimtare e misionit tonë, ne duhet të qëndrojmë dhe do qëndrojmë të pamposhtur! Ai theksoi se, vota e lirë është për çdo njeri të lire!
Është një kohë e misionit tonë nga më vendimtaret.
Berisha: Është një kohë në të cilën ne duhet të qëndrojmë më fuqishëm se kurrë.
E lodhshme, rraskapitëse është, jam shumë i vetëdijshëm.
Por ne duhet të qëndrojmë dhe do qëndrojmë të pamposhtur.
Kurrë ndonjëherë nuk është dëgjuar më shumë zëri ynë.
Sot realisht jemi shpresa e vetme.
Me të drejtë më pyeste sot një nga një bashkëbisedues, mbështetësi yni.
Doktor, kjo është protestë e PD-së.
Pse njerëzit rrinë në kafe, pse njerëzit rrinë në, është pyetje e propagandës, e gatuar nga propaganda.
Nuk është faj i demokratëve pse kanë guxim, pse ata janë më guximtarët, se ata janë më të përgjegjshëm për fatin e Shqipërisë dhe fatin e kombit.
Përkundrazi, virtuti i tyre.
Cila qenka çështja specifike që po mbrojnë demokratët për veten e tyre?
Vota e lirë është për çdo njeri të lirë.
Gazeta RD