Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në tërë operacionin kibernetik nuk janë iranianët, janë ‘surrelasit’!
Gjatë fjalës në mbledhjen e mkryetarët e degëve, Berisha tha se, Rama argat i Vuçiçit dhe vegël e Putinit!
Berisha: I tërë ky operacion është drejtuar nga AKSHI. I tërë, nuk janë iranianët. Janë surrelasit. Rama. Ata që kanë hakëruar masivisht emailat e pronarëve.Po. Po po. Nuk ka kush pronë të sigurtë më. Në të gjitha këto, për çdo anëtar, për çdo mbështetës, për çdo qytetar, duhet të jetë e qartë se qëndresa dhe vetëm qëndresa jonë është shpresa e vetme dhe shpresa e fundit.
Ne nuk do dorëzohemi. Jo. Ky hajdut duhet të ikë sa më parë, ky armik. Kjo bandë kriminale duhet të largohet sa më shpejt nga pushteti. Ky mendon se bën çdo akt që të shpërqëndrojë. Po morali i tyre është morali i horave. A e dëgjuat kryediplomatin? A e dëgjuat? Kryediplomati i tij që s’ka asnjë lidhje me shqiptarët, ju çon mesazhe ambasadorëve. Po ata idiotët shqiptarë, çfarë bëjnë për shqiptarët në Maqedoni? Serbët u thonë dru me pre. Ultranacionalistët serbë.
Ultranacionalistët maqedonas më shumë se aq nuk u thonë. Dhe pse idiotët, ministrja, ministri, pse idiotët? Sepse një portal, një portal maqedonas ka shkruajtur për vjedhjet e Edi Ramës. Po ja dhe dje, gazeta e dytë më e madhe e Francës i rikujtoi vjedhjet me radhë, sepse doli po i jep mend Evropës. Sepse u vjeshtua me Putinin. Po. Evropa tha, ky para tre muajsh thoshte, Evropa është vend i paqes. Evropa është kultura e paqes. Është paqja e shkruar paqes.
Dhe Evropa nuk mund të marrë mësime përtej Atlantikut. Ky ishte problemi. Para tre ditësh, Evropa gabim të madh. S’po merret vesh me Putinin. S’po dialogon. Çfarë është ky? Po ky është një vegël, e veglës së Putinit. Ky është një argat i Vuçiçit. A ju kujtohet? A nuk ishte ky që qarkullonte gjersa i nxorën kartonin e kuq në çdo samit që të mos i kërkohet Vuçiçit të zbatojë sanksionet kundër Rusisë. Është gabim t’i kërkojmë Serbisë zbatimin e sanksioneve.
E bënte në samitin e NATO-s, e bënte në samitin e Bashkimit Evropian, në një kohë kur Serbia po shndërrohet absolutisht dhe është prapavijë e Rusisë. Është Rusi e vogël. A nuk ishte ky autor kryesor bashkë me Vuçiçin i i Ballkanit të hapur, të cilin Sergej Lavrov e çonte në qiell? Dhe tani e ka gabim Evropa, jo Putini. Jo agresori. Këto i bën që të mund të tërheqë vëmendje nga problemet e tij të tmerrshme.
I damkosur si hajdut dhe unë vlerësoj qëndrimet e gazetarëve francezë dhe ukrainas të cilët ja përplasin në sy. Filo rusi, filo putinizmin e tij. Po e fajin e paska Evropa se nuk dialogon me Putinin. Pra, një njeri, e thashë dhe në fillim, ay që është i lidhur me krimin, diktatori, është i aftë të thotë çdo gjë e të bëjë çdo gjë për të shpëtuar lëkurën e tij. Dhe ai mendon se në këtë mënyrë do t’i harrohen vjedhjet dhe do i përmenden deklaratat.
Ne nuk e falim atë as për vjedhjet, as për deklaratat. Detyra jonë është miq, të shumëfishojmë përpjekjet tona me çdo demokrat e demokrate, me çdo qytetar e qytetare. Të vazhdojmë të pamposhtur këtë betejë e cila nuk ndërpritet gjer në largimin e Edi Ramës. Faleminderit!
Gazeta RD