Berisha: Patronazhistët kërcënuan mamanë e vajzës së re pse doli në një foto me deputetin Klevis Balliu

Laert Mera. Përshëndetje doktor. Më 17 prill, ndërkohë që protestohej në bulevard, në zona të tjera të Tiranës jeta vazhdonte normalisht. Familje, lokale, shëtitje, pazare. A nuk tregon kjo se protesta nuk po arrin të prekë të gjithë qytetin dhe se duhet menduar një mënyrë më e gjerë për ta përfshirë Tiranën?

Sali Berisha: Së pari, i dashur mik, mendoj se duhet të shtrojmë pyetjen. Si ka mundësi, që Edi Rama të mbyllë drejtësinë.
Pas Saimir Tahirit, është hera e dytë. Të mos lejojë drejtësinë të arrestojë për aferat që shkojnë sipas dosjes 1.2 miliardë euro. Si ka mundësi që qytetari shqiptar, ai që ulet në kafe dhe ai që mban dyqanin hapur, të mos protestojë për rritjen stratosferike të çmimit të naftës?

Si ka mundësi që, qytetari shqiptar të mos protestojë kur dëgjon se prej dy muaj rresht, raport i jashtëzakonisht i rëndësishëm nuk votohet në Bashkimin Europian për Shqipërinë? Si ka mundësi kur partnerët tanë ndërkombëtarë dënojnë veprimin e Edi Ramës dhe ai nuk pyet, por mbron Lubi Ballukun.
Si ka mundësi që sipërmarrja që është quajtur kopshti privat i Edi Ramës, që është një agjenci shtetërore, të jetë e para në historinë e këtij vendi që merr peng biznesmenë dhe njerëz? Ju pyes unë ju.

A janë këto motive që për çdo qytetar që të revoltohet? Po. Ju mund të më thoni, këto janë po këta s’kanë besim tek Partia Demokratike. Ata që s’kanë besim tek Partia Demokratike mund të derdhen vetë në rrugë, siç ndodh prore. Po ata nuk derdhen në rrugë.

Ata që s’kanë besim tek Partia Demokratike mund të ndjeknin protestën e shoqërisë civile. Ishte e partisë. U mblodhën 10 vetë. Çfarë tregon kjo, i dashur mik? Kjo tregon shkallën e tmerrshme të frikës që kanë njerëzit dhe ju nuk e realizoni këtë.

Kjo shumicë e heshtur është shumicë e frikësuar, gjer në palcë. E frikësuar sepse humbet vendin e punës, e frikësuar sepse i mbyllin dyqanin. Do të jap një shembull. E kam dhënë disa herë, po e jap prapë për ju.

Katër javë më parë në Beograd u arrestuan katër shqiptarë, sepse njëri prej tyre kishte postuar në Facebook flamurin Autoktonus, flamurin me portretin e Ismail Qemalit dhe dhe Isa Boletinit dhe kishte thënë disa fjalë jo të mira për Serbinë. Policia e kontrollit të mediave sociale e dikton dhe shkoi dhe arrestoi në hotel.

Po mos harro se të nesërmen në Shqipëri ka ndodhur ky episod.
Në lagjen Astir, Klevis deputeti Klevis Balliu po shpërndante fletushka, fletëpalosje për protestën. Një nga ato që merr dhe një vajzë e re, merr fletëpalosjen. Dhe ajo bën një foto me Klevisin, me deputetin, të cilën Klevis e hedh në Facebook.

Në darkë, Klevisit i troket dera. Hap derën, sheh ishte kjo vajza. I thotë deputet, të lutem thotë, më hiq pak atë foton se i ka shkuar mamit tek puna me foto, patronazhistët dhe i kanë thënë që ja kush është vajza jote, po merr atë dhe ose të heq.

Me një fjalë, vajza i kërkoi të heqë. Prandaj duhet të thellohesh pak më shumë në realitetin që jeton, që jetojnë shqiptarët.

Ka një moment. Unë kam memorie. Me datën 9 dhjetor, nuk e harroj kurrë. 24 orë tek studentët nuk ka shkel njeri. Kemi qenë dy vetë dhe studentët. Jo se nuk e dinin. Jo, e dinin. Tirana gumëzhinte. Por kishin frikë. Ndaj dhe mendoj se duhet respekti më i madh për ata guximtarë që dalin e përballen aty dhe që dhe që duan ta damkosin si protestë e Partisë Demokratike.

Ajo është protestë e shqiptarëve të guximshëm, në mbrojtjen më jetike të interesave të shqiptarëve. Prandaj dhe të bëjmë gjithçka që të vrasim frikën tek njerëzit. Të bëjmë gjithçka për të bindur ata se heshtja është aleati më i çmuar i regjimit. Heshtja është mbështetja më e madhe që mund t’i jepet atyre. Faleminderit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Spiropalin e hoqi nga ministre Lubi Balluku! Shqipëria ka në krye një grup kriminal me në krye Ramën

Dajana Ruka: Si e lexoni lëvizjen e fundit të Elisa Spiropalit në PS, a është …