Berisha: Shqipëria në alarm për vrasjet e grave, institucionet i fshehin si konflikte familjare!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Shqipëria në alarm për vrasjet e grave, institucionet i fshehin si konflikte familjare! Berisha theksoi se, Partia Demokratike zotohet për dënimet më të rrepta.

Berisha: Sot në Shqipëri gratë janë shumica absolute, janë mbi 52-53% e popullatës. Dhe mund të themi se çdo përfaqësim ndër këto përqindje është një cenim i legjitimitetit, për aq sa legjitimiteti dhe përfaqësimi janë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme njeri me tjetrin.

Shqipëria sot përjeton një periudhë të dhimbshme terrori ndaj vajzave dhe grave, e cila në aspektet më brutale tejkalon atë të të gjitha kohërave. Duhet të jemi realistë. Në ato kodet tona të vjetra ka patur diskriminim, po ka patur mbrojtje të hekurt ndaj gruas. Ka pasur mbrojtje të hekurt.

Gruas dhe fëmijëve u jepej e njëjta mbrojtje. Sot gratë para dy vitesh statistika ka, se nuk është e plotë kjo që, kanë qenë 180 gra të ekzekutuara, të pushkatuara në mënyra të ndryshme, të vrara. Ka rrezik që kjo shifër është më e lartë se e gjithë Evropa marrë së bashku. Dhe kjo sepse nuk mbahet një qëndrim i përcaktuar, më i rrepti që duhet të mbahet, ndaj këtyre akteve.

Përkundrazi, unë e kam ndjekur. Në një farë mënyre, kanë tendencën ta veshin, ta sfumojnë me grindje familjare. Ndërkohë që duhet të meritojnë ndëshkimet më maksimale ata që mendojnë apo guxojnë të marrin jetë grash dhe vajzash. Dhe ju garantoj se ne zotohemi për dënimet më të rrepta dhe mbrojtjen më të madhe të mundshme ndaj tyre.

Sigurisht ka dhe një faktor tjetër. Duhet të themi gjërat siç janë. 15-20 vitet e fundit IQ-ja e grave del më e lartë se e burrave. Po. Në testet e Flintit gratë kanë epërsi të padiskutueshme. Konstante dhe nuk ka rënë, përkundrazi. Pra, po t’i marrim në rrafshin e intelektit, është faktuar.

Unë gjithmonë, unë pedagog, më bënte përshtypje fakti se, mirë, ja ta zëmë në 10 studentë të shkëlqyer, t’ju them të vërtetën ju, minimumi shtatë do të ishin vajza. Dhe mendoja me veten, si ka mundësi që këto tani kaq të shkëlqyera dhe më vonë ju sfumohet. Sigurisht ua u sfumojnë padrejtësitë, pabarazitë e të tjerë. Por gjithnjë e më gjithnjë e më e vetëdijshme po bëhet shoqëria për potencialin e jashtëzakonshëm intelektual që kanë gratë dhe vajzat.

Edhe në këtë kontekst ju garantoj se është, Partia Demokratike do ta mbajë këtë parasysh si një kusht për të arritur qëllimet e saj më të mira për të drejtat e grave, por edhe për demokracinë, për zhvillimin e vendit. Edhe njëherë ju falënderoj shumë për këtë trajnim që keni organizuar dhe ju uroj suksese.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Patronazhistët kërcënuan mamanë e vajzës së re pse doli në një foto me deputetin Klevis Balliu

Laert Mera. Përshëndetje doktor. Më 17 prill, ndërkohë që protestohej në bulevard, në zona të …