Deputetja kundër Ramës/ Europa nuk i ka kërkuar Shqiperise heshtjen e opozitës

Denisa VATA

Europa nuk i ka kerkuar Shqiperise heshtjen e opozites, por shtet ligjor, institucione funksionale dhe barazi reale para ligjit.

Rama flet per Europen si turist politik, jo si ndertues institucionesh sepse dhe Integrimin e do si dekor elektoral, jo si reformë shtetërore.E them kete se me nje dore tund flamurin e BE-se, me tjetren mbron pandeshkueshmerine.

Kur drejtesia kerkoi te hetoje pushtetin, europianizmi i tij mbaroi aty.

Mes Europes dhe Ballukut, zgjodhi Ballukun.Kartoni i shumicës u përdor si jelek antiplumb politik.

Dhe tani kerkon te binde shqiptaret se problemi nuk eshte korrupsioni qe mbron vete, por opozita qe e denoncon.

Kjo eshte logjika e nje regjimi qe e ka kuptuar se problemi i tij nuk eshte skandali, por ekspozimi i skandalit.

Shqiperia nuk mbahet larg Europes nga fjala e opozites. Shqiperia mbahet larg Europes nga nje qeveri qe kerkon legjitimitet europian dhe njekohesisht kerkon paprekshmeri per te vetet, ligj per te tjeret.

Problemi i Shqiperise nuk eshte se opozita flet dhe denoncon por se Edi Rama kerkon Europen ne podium dhe mbron pandeshkueshmerine ne Parlament.

About Krye Redaktor

Check Also

Larg nga qorrsokakët ideologjikë!

Nga Iva V.GRILLO Shoh e dëgjoj që po tentohet t’i vishet protestës një mantel “internacionalizmi …