Lëshohet urdhërarresti për ish-Drejtorin e FBI-së, James Comey

Prokurorët federalë konfirmuan se një juri e madhe ka lëshuar një urdhërarrest për ish-Drejtorin e FBI-së, James Comey, pas padisë më të fundit ndaj tij, megjithëse zyrtarët theksuan se Departamenti i Drejtësisë nuk lëshon drejtpërdrejt urdhër-arreste të tilla.

Kur u pyet për zhvillimin, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche sqaroi se urdhri ishte dhënë së bashku me aktpadinë nga një juri e madhe, dhe nuk ishte  kërkuar në mënyrë të njëanshme nga prokurorët.

“Departamenti i Drejtësisë nuk lëshon urdhërarreste. Juritë e mëdha i lëshojnë,” tha Blanche, duke shtuar se “juria e madhe ka kthyer një aktpadi dhe një urdhër-arresti.”

Blanche nuk pranoi të jepte detaje nëse prokurorët e kishin kërkuar specifikisht urdhrin.

“Nuk mendoj se është publike apo e qartë se çfarë ka kërkuar departamenti,” u tha ai gazetarëve, duke përsëritur se në fund urdhri është lëshuar nga juria e madhe.

Ai tha se çështja pritet të vazhdojë sipas procesit normal ligjor, përfshirë koordinimin me ekipin ligjor të Comey-t dhe një paraqitje të ardhshme para një gjykatësi ose magjistrati.

“Ky rast do të vazhdojë si qindra të tjerë çdo vit,” tha Blanche.

Urdhër-arresti shënon një zhvillim të rëndësishëm në çështje, duke sinjalizuar fazën e radhës të procedurave ndërsa autoritetet lëvizin drejt paraqitjes zyrtare të Comey-t para gjykatës, shkruan Fox.

About Krye Redaktor

Check Also

Kush është kallëzuesi i rremë i Metës

𝐀𝐮𝐭𝐨𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐭𝐚 𝐞 (𝐩𝐚) 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐩𝐫𝐞𝐫𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐧 𝐃𝐚𝐟𝐢𝐧𝐚 𝐇𝐲𝐬𝐚, 𝐬𝐢 𝐯𝐢𝐣𝐢𝐦 𝐢 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐩𝐫𝐞𝐫𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐞̈𝐦𝐞̈ …