Olsi Rama furnizon me lule zyrat e qeverisë/ 6 milionë euro fitime, asnjë lek në tatime, dokumentat…

Vëllai i kryeministrit themeloi “Euro Garden” më 2018, furnizoi me lule e dekorime kryeministrinë, ministritë, bashkitë dhe agjencitë qeveritare, por në QKB dhe Tatime nuk ka deklaruar asnjë të dhënë për 5 vite. Bilancet vetëm për 2020-2022, me humbje më të mëdha se xhiro. Ndërkohë, ortaki ia dhuroi aksionet një punëtori, por biznesi vazhdon. Pyetja: Përse Tatimet nuk e prekin kurrë?

Përveç pasionit për futbollin ku paguhet 8600 Euro në muaj si drejtor i klubit “Partizani”, përveç biznesit me call-center-t dhe pazaret me kompanitë kineze të karburanteve, prej 8 vitesh, Olsi Rama zhvillon edhe biznes lulesh.

Në datën 22 maj 2018, Olsi Rama, bashkë me shtetasin Fation Shehu, ka themeluar firmën “Euro Garden” Sh.p.k në ortakëri 49% e 51% dhe me kapital 100 mijë lekë.

Një tjetër biznes i fshehur i Olsi Ramës: 6 milionë Euro

Objekti i këtij biznesi është krijimi i fidanishteve për lule, krijimi i parqeve natyrale, lulishteve publike e private, ndërtimi i impianteve për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelberta publike dhe shitja e luleve për dekorime për të tretët, hotele e komplekse turistike.

Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, firma “Euro Garden” Sh.p.k e Olsi Ramës ka kryer shitje dhe shërbime dekorimi me lule të mjediseve në aktivitetet qeveritare dhe institucioneve të tjera në vartësi të pushtetit të vëllait kryeministër.

Një tjetër biznes i fshehur i Olsi Ramës: 6 milionë Euro

Mendohet se janë rreth 6 milionë Euro në 8 vite aktivitet, të përfituara për shitje lulesh e dekorime mjedisesh, dhënë nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, Agjencia e Parqe-Rekreacionit të Tiranës, nga disa ministri, nga bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe nga institucione të tjera në vartësi të qeverisë, madje edhe nga kopshti “Eden” në kryeministri.

Në ekstraktin e firmës “Euro Garden” Sh.p.k të Olsi Ramës, të pasqyruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe në bilancet vjetore tatimore, nuk janë deklaruar fondet publike dhe as të ardhurat private që ka përfituar.

Madje gjatë 8 viteve aktivitet, firma “Euro Garden” Sh.p.k ka deklaruar bilancet vetëm për vitet 2020-2022, nga të cilët dy vite me humbje, shifra që nuk përputhen me xhirot financiare, pasi humbjet për një vit dhe fitimi për një vit tjetër janë deklaruar më të mëdha se vlerat e xhirove.

Ligji i detyron bizneset të deklarojnë të ardhurat, shpenzimet, fitimet, humbjet, dokumentat dhe të dhënat për kontratat publike e private, transaksionet dhe vlerën e kapitalit, ndërsa Olsi Rama dhe ortaku i tij nuk kanë deklaruar asnjë të dhënë për vitet 2018-2019 dhe 2023-2025.

Por shefat e Tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit kanë lejuar biznesmenin e luleve Olsi Rama të mos deklarojë të dhënat e aktivitetit financiar për 5 vite, njëlloj siç kanë lejuar për 8 vite shoqërinë “Air Albania” të çarterit të Edi Ramës.

Më 19 korrik 2022, ortaku Fation Shehu, pjesën 51% të aksioneve në firmën “Euro Garden”, ia dhuroi punëtorit të tij Ersen Rama, ndërsa vetë ka qëndruar punëtor kultivimi lulesh, duke qenë një nga 4 punëtorët që ka kjo firmë me qendër në Lundër të Tiranës./Pamfleti

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Diktaturat nuk zhvillojnë zgjedhje! Diktatorin do ta rrëzojmë me kryengritje të fuqishme paqësore!

Osman Stafa, NEWS 24: Më 23 maj do të shkoni për të rikandiduar për kreun …