Drejtori i Burgjeve i shkon në qeli Metës

PYETJE: A ka probleme me trajtimin tuaj? Avokati i Popullit ka deklaruar se tek ju janë shkelur të drejtat normale të çdo personi në izolim. A është çdo gjë ok?

PËRGJIGJE: Besoj se konstatimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit kanë qenë të qarta dhe publike për shkeljen e të drejtave të mia.

Së fundmi, pata rastin të vizitohesha në ambientet e ajrimit nga Drejtori i Përgjithshëm i ri i Burgjeve, Z.  Adriatik Kupi.

Biseda ishte konstruktive dhe unë do t’ia parashtroj me shkrim kërkesat e mia që bazohen vetëm në të drejtat kushtetuese dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Por është fakt se që nga 2 korriku 2025, kur unë iu përgjigja disa pyetjeve të gazetares Znj. Aida Toncica, jo vetëm që u dënova me izolim ekstrem, por kurrë nuk mu dorëzua vendimi i dënimit në dorë (!!!).

Po e drejta e ankimit a ekziston në Republikën tonë?

About Krye Redaktor

Check Also

Pse nuk i sekuestrohen pasuritë?/ Lidhjet e baronit të drogës Ervin Mata me deputeten e PS

Pas 10 vitesh i paprekur nga policia dhe drejtësia shqiptare, pas më shumë se 2 …