Shkolla e fshatit Mizë e shkatërruar, kanë vjedhur edhe kasat e dyerve…

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka publikuar pamje nga shkolla e fshatit Mizë, e cila shihet se është totalisht e amortizuar.

Korreshi deklaron se për këtë shkollë është protestuar nga banorët e zonës dhe nxënësit për vite me radhë, por se kjo nuk ka zgjidhur asgjë. Ai theksoi se fëmijët detyrohen të ndjekin mësimin në shkollat e fshatrave fqinjë, në Kryekuq dhe Divjakë.

Postimi

Shkolla Mizë, ky premtim i madh Qivirritar vazhdon të jetë në kushte mizerabel.

Familjet dhe fëmijët 4 vite më parë protestuan se donin shkollen e tyre sa më shpejtë, por edhe pas 4 vitesh ju ftoj të shikoni degradimin që ka kjo shkollë.

Fëmijët shkojnë në fshatrat ngjitur Kryekuq dhe në Divjakë duke u shtuar kosto familjeve, por edhe kohë.

Nderkohë që po të shohim në rrjete sociale, konkretisht ne Facebook, kjo shkollë rezulton të jetë efektive në letra, por nuk dimë ku e ka selinë.

About Redaksia

Check Also

Berisha në samitin e IDU: Integrimi duhet të bazohet në meritë! Pengesat kryesore janë autokracia elektorale dhe narko-shteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në forumin e IDU-s në …