Ta ruajmë Partinë Demokratike nga fenomeni i “meremizimit”!

Nga Bislim AHMETAJ

🔹️Ndoshta ka qënë viti 2000 apo 2001, kur jam takuar në zyrën e tij me Profesor Ekrem Kryeziun, atë kohë Kryetar i Komunës së Prizrenit dhe Nën/ Kryetar i LDK-s.
🔹️Pasi shkëmbyem nderimet e rastit, nisëm një bisedë të shtruar për hallet e përbashkëta të dy partive tona si motra.
Bisedë, që jo rastësisht mu kujtua sonte dhe po mundohem ta prodhoj thuajse në mënyrë autentike.
🔹️Prof.Kryeziu -A ta dëgjon fjalën Sali Berisha?
🔹️Unë – Berisha siç e dini edhe ju është njeri që dëgjon me shumë vemendje dhe respekt, por në fund ban si di vetë.
🔹️Prof. Kryeziu – Pash hatrin e Zotit thuaj nga ana ime, që të bëj çmos dhe ta ruaj Partinë Demokratike nga fenomeni i “ozganizimit”. Partinë Demokratike në Shqipëri dhe Lidhjen Demokratike në Kosovë i ndjekin dhe i votojnë qytetarët e dy vendeve tona për arësyen e vetme, sepse ato udhëhiqen nga mendimi i elitave intelektuale. Po ra ky nivel dhe po ndryshoj ky kurs, dy partitë tona marrin fund…
🔹️Biseda jonë atë kohë vazhdoj gjatë.
🔹️Unë sigurisht që ja përcolla Berishës porosinë e profesorit.
🔹️Me pas jemi takuar shpesh herë, por kemi folur më shumë për letërsi se sa për politikë.
🔷️Sonte pas 26 vitesh, më erdhi në kujtesë ajo bisedë, kur pash se po rishfaqet i njëjti sindrom i vjetër me emra të rinj; fenomeni i “meremizimit” të Partisë Demokratike.
🔷️Kush ka hatër dhe mundësi duhet të bëj çmos dhe ta ruaj forcën më të madhe të opozitës nga “meremizimi”.
#I pari vet Berisha,
#pastaj edhe ne të tjerët…

About Redaksia

Check Also

Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik!

Nga Jorida TABAKU Shqipëria po rrëshqet drejt një modeli që nuk ka lidhje me demokracinë …