Prishila Sterkaj: Zoti Berisha, ju jeni hetuar për pasurinë deri në disa breza, por Edi Rama që deri në vitin 2013 deklaronte se jeton me qira, sot jeton në një vilë dhe ka dhënë disa versione për burimin e të ardhurave të tij. A duhet të thirret në SPAK për këtë?
Sali Berisha: Ju falënderoj, keni shumë të drejtë. E kam denoncuar me qindra herë dhe e vërteta është se Edi Rama, vilën me gjatësi themelesh më të gjata se çdo institucion shtetëror sot, 58 metra, e ka ndërtuar në një kohë kur kishte të deklaruara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë shqiptare.
Ndërkohë, u them ju që vetë pigmenti i përdorur për ngjyrosjet, thuhet se shkon mbi 100 mijë euro.
Ndërkohë, kopshti përreth është më i madh se kopshti i Pallatit të Brigadave. 8840 metër, me ullinj mijëravjeçarë të marrë nga të katër anët dhe të transplantuar aty.
Dhe, sapo kryetarja e ILDKP-së, zonja Zana Xhuka filloi hetimin në përputhje me ligjin, Edi Rama e shkarkoi aët në kundërshtim me Kushtetutën.
Jo vetëm kaq, por sa është pallati të cilin Linda Rama deklaroi në vitin 2012 se e ka ndërtuar me paratë e ‘Kurbanit’.
Mirëpo nuk ekzistonte asnjë faturë kund që të vërtetonte atë.
Dhe pastaj Edi Rama tha atë vilë ia detyroj gruas, e kam nga gruaja.
Pastaj i tha një studenti, kam qenë në emigracion, kam bërë para.
Kurse pallati në pajë që nuk ka asnjë faturë, pallati i zonjës Basha, zonja Basha tha se është ndërtuar me para gjaku, e implikoi keq vëllanë e saj, i cili ka qenë emigrant, por nuk kam dëgjuar kurrë që të jetë marrë me punë droge, punë gjaku.
Por pallatin e ka ndërtuar kompania që ndërtoi rrugën Qukës- Qafë Plloçë, rrugën që shembet në çdo segment.
Që e ndërtoi rrugën me 74 milionë, e ndërtoi me 370 milionë. Pra e nxori dhjetë herë pallatin.
Gazeta RD