Berisha: Edi Rama meriton fatin e Maduros dhe atë do ja rezervojë opozita!

Griselda Selimaj: Doktor Berisha, javën e fundit janë sekuestruar pasuritë e dy grupeve kriminale të përfshira në trafik droge nga Amerika Latine dhe vendet e BE-së. Ata kanë marrë tendera publikë me vlerë miliona euro. Kanë marrë leje ndërtimi nga Edi Rama. A mendoni se duhet të thirret Rama në SPAK për këtë çështje.

Sali Berisha: Rama duhet të ishte thirrur në SPAK prej vitesh. Por nuk ka njeri që të guxojë të thërrasë Ramën në SPAK. Rama është frymëzuesi dhe ndërtuesi i narkoshtetit në Shqipëri, është kumbara i të gjitha klaneve të drogës.
Në këtë kontekst mendoj se ai meriton fatin e Maduros.
Por atë fat do të ja rezervojmë ne, opozita. Ai pra duhet të ishte në burg, në burg dhe vetëm në burg për krimet e shëmtuara që ka kryer.

About Redaksia

Check Also

SPAK kontroll shtëpisë së Sokol Ballës, ja për çfarë dyshohet

SPAK po ndjek një strategji hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke …