Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në Kuvend iu drejtua sdeputetëve të PS se, Ballukizimi është fundi juaj. Berisha tha se, 83 mandate krimi për të mbrojtur vjedhjet dhe për të goditur drejtësinë!
Berisha: Më vjen keq që të citoj veten time, po unë sapo thashë që jeni ballukizuar të gjithë. Po të dalësh këtu dhe të flasësh për reformë në drejtësi dhe sukseset e saj, në një kohë kur përdorni mandatet, 83 mandate si thika krimi, për të mbrojtur vjedhjet e Lubi Ballukut, nuk ka hipokrizi më ekstreme se kjo. Nuk ka hipokrizi më ekstreme se kjo!
Nuk ka hipokrizi se të bësh teorira se të fortit. Po të kujt janë të fortit, mor? Po të fortit janë patronazhistë të poshtër, që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit. Të fortit janë patronazhistë! Ai duhej arrestuar 10 herë, po nuk desha të zgjatem në këtë pikë.
Dhe s’u arrestua asnjëherë. Se ishte terroristi i votave. Nuk ka të fortë që s’i bën dot zap policia, po ka polici të bërë zap nga të fortit e partisë. Kjo është e vërteta! Ndaj dhe gjërat duhet t’i themi siç janë.
Ballukizimi juaj është fundi juaj! Edi Rama, pse e ka marrë dosjen e SKAP-it dhe po e shqyrton? Kur t’ia mbathë një ditë, çfarë do të thoni ju? Prapë do të do bëni avokatinë e tij? Ndaj dhe nuk e zgjidhin fjalët problemin, e zgjidhin aktet, veprimet. Ju faktikisht i dhatë goditjen më fatale drejtësisë. Ishit në zyrë me të.
Gazeta RD