Berisha fton të pranishmit për një minutë heshtje: I paharruar kujtimi i vogëlushëve të qytetit të Durrësit

Në nisje të fjalës së tij në ‘Foltoren’ tek kryeministria, kryetari i PD, Sali Berisha u kërkoi qytetarëve që të nderojnë me 1 minutë heshtje, fëmijët e vegjël që humbën jetën në Durrës.
‘Të ngushëllojmë familjet, të ngushëllojmë qytetin e Durrësit, për traumën e tmerrshme që pësoi nga i forti i lagjes, një kriminel i damkosur që pasi u mori jetën, i la në kthetrat e vdekjes dhe ia mbathi’, tha Berisha.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, ju anëtareve dhe anëtarëve të parlamentit të mrekullueshëm qytetar, të parlamentit të qytetarëve të rinj, të fjalës së lirë, të mendimit të lirë.
Ju, të cilët me pjesëmarrjen tuaj në këtë parlament, jeni simbol frymëzimi dhe qëndrese për mbarë shqiptarët.
Por unë sonte u ftoj të nderojmë me një minutë heshtje engjëjt që qyteti i Durrësit dhe familjet i përcollën në banesën e fundit.
Të ngushëllojmë familjet, të ngushëllojmë qytetin e Durrësit, për traumën e tmerrshme që pësoi nga i forti i lagjes, një kriminel i damkosur që pasi u mori jetën, i la në kthetrat e vdekjes dhe ia mbathi.
I paharruar kujtimi i vogëlushëve të qytetit të Durrësit që shkuan sonte në banesën e fundit dhe i lehtë dheu i tokës mbi këta engjëj të Durrësit.

About Redaksia

Check Also

Marrëveshja e firmosur/ Ambasadori i ri amerikan me dorë të fortë nga rreziku i korruptimit

Një marrëveshje etike e firmosur më 17 mars 2026 nga kandidati për ambasador të Shtetet …