Korreshi denoncon skandalin: Inceneratorët në Lushnjë po helmojnë qytetarët!

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar lidhur me situatën e inceneratorëve në Lushnjë, duke denoncuar vijimin e punës së tyre dhe pasojat që po rëndojnë drejtpërdrejt në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve.

Korreshi shprehet se në zonë vazhdojnë të digjen materiale të dyshuara si të rrezikshme dhe helmuese, të cilat çlirohen në ajër dhe ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës së banorëve të Lushnjës.

Postimi

Inceneratorët vazhdojnë të punojnë në Lushnje pasojat janë sheshit.

Shikoni pak çfarë materialesh helmuese digjen dhe shkojnë në mushkritë e çdo Lushnjari.

A mban njeri përgjegjësi për këtë batërdi??

Nëse pyesni kush i hedh mbeturinat na prisni pak t’jua tregojmë!

About Redaksia

Check Also

E padëgjuar/ Kryepolici bëhet edhe kryedoganier

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka emëruar në detyrën e përgjegjësit të Pikës …