Kandidat për Ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri po dëshmon me hapat e parë të marrë në Uashington se po vjen me dorë të fortë kundër korruptimit.
Rasti i korruptimit nga Rama të drejtuesit të FBI, McGonigal apo dyshimet e korruptimit në detyrë përmes kompanive private të Yuri Kim, duket se i ka detyruar amerikanët të përgatiten për masa të forta në Shqipëri.
Një marrëveshje etike e firmosur më 17 mars 2026 nga kandidati për ambasador të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, përshkruan masat që ai do të ndërmarrë për të shmangur konfliktet e interesit gjatë ushtrimit të detyrës.
Dokumenti përcakton se Wendt nuk do të marrë pjesë në vendimmarrje që lidhen drejtpërdrejt me interesa financiare personale apo të personave të lidhur me të, përfshirë familjarët dhe organizatat ku ai mund të ketë rol. Në raste të tilla, ai parashikon të tërhiqet nga procesi vendimmarrës ose të kërkojë autorizime sipas legjislacionit përkatës amerikan.
Në tekst theksohet gjithashtu se ekziston një mundësi më e lartë për konflikt interesi në lidhje me kompani që operojnë në Shqipëri, pasi këto subjekte mund të kërkojnë kontakt ose asistencë nga ambasada dhe të ndikohen nga politikat e saj.
Si pjesë e angazhimeve, Wendt deklaron se do të shesë aksionet e tij në Tesla, Inc. brenda 90 ditëve nga konfirmimi, si dhe do të monitorojë investimet e tij për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen. Dokumenti parashikon gjithashtu kufizime në përfshirjen e tij në çështje që lidhen me institucionin ku është e punësuar bashkëshortja.
Marrëveshja është hartuar në përputhje me kërkesat ligjore të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për transparencë dhe etikë në emërimet publike dhe pritet të publikohet nga autoritetet përkatëse pas përfundimit të procesit të konfirmimit.
Gazeta RD