Berisha: Zëri i opozitës ka mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, 8 rezoluta zbërthejnë autokracinë e Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjes e Kryesisë, tha se, zëri i opozitës ka mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, 8 rezoluta zbërthejnë autokracinë e Ramës.

Berisha: Mirëdita dhe përshëndetje!
Mblidhemi në një moment të veçantë, mblidhemi në një moment kur PD në kushtet e një regjimi autokratik, në kushtet e një presioni dhe terrori të gjithanshëm ndaj qytetarëve shqiptarë, bëhet gjithçka për një Shqipëri pa opozitë.
Bëhet gjithçka për konsolidimin në mendjen e qytetarëve nga mafia e fjalës së lirë, mafia qeveritare e fjalës së lirë, një realiteti që nuk ekziston në Shqipëri.
Bëhet gjithçka për të maskuar, për të sfumuar dramën e vërtetë në të cilën kalon jo vetëm demokracia e shndërruar tashmë në autokraci, por e tërë shoqëria shqiptare.
Përpjekjeve të PD për t’iu përgjigjur kësaj situate dhëmb për dhëmb, i kundërvihet narkoshteti me të gjithë institucionet e tij.
U kundërvihen mediat e kontrolluara nga qeveria, mafie e fjalës së lirë dhe e të vërtetës.
Por, mendoj se është në meritën më të madhe të demokratëve, të PD-së, simpatizantëve dhe mbështetësve të saj, që kanë zgjedhur qëndresën.
Kanë zgjedhur kryengritjen paqësore.
Kanë zgjedhur të qëndrojnë të pamposhtur ndaj këtij regjimi.
Dhe e vërteta është se është kjo qëndresë, kjo platformë që kemi zgjedhur, e cila ka bërë që zëri i opozitës të dëgjohet sot më shumë se kurrë në ekzistencën e saj.
Ky zë ka marrë mbështetjen më të fuqishme ndërkombëtare. Natyrisht në partitë e spektrit tonë, por si për asnjë forcë tjetër politike në Europë janë 8 rezoluta, të cilat denoncojnë të këqijat e mëdha që ne denoncojmë çdo ditë dhe përballemi çdo ditë.
Janë 8 rezoluta si për asnjë forcë tjetër politike që kanë zbërthyer në mënyrë të plotë dhe përfundimtare diktaturën autokratike të Edi Ramës në Shqipëri, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, farsat zgjedhore, terrorin politik, arrestimet politiket dhe bashkëpunimet në të gjitha nivelet, në nivelet më të larta të pushtetit duke nënkuptuar Edi Ramën, Bajram Begajn, Niko Peleshin me organizatat më të rrezikshme të krimit të organizuar.

About Redaksia

Check Also

‘Reporterët pa Kufij’ akuzon direkt Ramën/ “Gazetarët po kërcënohen…”‘

Reporterët pa Kufij i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin e tyre …