CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Refuzimi i komisioneve hetimore/ Bardhi: Vullneti i PS është për të zeruar opozitën dhe çdo institucion

Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet ankimimi i deputetëve të PD për refuzimin nga Kuvendi të ngritjes së komisioneve hetimore në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 11 maj.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se nuk ka të bëjë me mungesë saktësie në objekte por vullnet politik i maxhorancës socialiste të kryeministrit Edi Rama për të asgjësuar opozitën në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo vetëm dhe për këtë dhe solli fakte.

“Në vetëm 5 muaj, deputetëve të pakicës parlamentare i janë refuzuar 5 kërkesa për ngritje të komisioneve hetimore.

12 kërkesa për interlancë kryesisht për kryeministrin dhe zv/kryeministrin.

Janë refuzuar 6 kërkesa për zhvillim të mocionit me debat për një cështje të caktuar.

Janë refuzuar 20 kërkesa për dhënie shpjegimesh dhe informacionesh nga zyrtarë të administratës publike.

Në 1/3 e seancave plenare na është refuzuar dhe e drejta për të diskutuar. Nuk na është lejuar as të flasim. Kemi kaluar në proces votimi pa u diskutuar.
Kjo seancë nuk ka të bëjë thjesht me ngritjen e 2 komisioneve hetimore, por me faktin nëse Kuvendi i Shqipërisë do të respektojë ose jo demokracinë parlamentare.

Çdo kërkesë që kemi bërë, kam përgjigjen me shkrim: refuzohet interpelanca se lufta kundër krimit të organizuar nuk është pjesë e veprimtarisë së këshillit të ministrave. Kësaj gjykate i duhet për të krijuar bindjen se nuk ka të bëjë me mungesë saktësie në objekte por vullnet politik për të asgjësuar opozitën në Kuvendin e Shqipërisë” tha Bardhi.

Ai nënvizoi se ka vullnet të maxhorancës për të mos respektuar as vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

‘Ka 2 vendime të kësaj gjykate për rastin e Olta Xhaçkës që edhe sot e kësaj dite nuk janë zbatuar. Vullneti i maxhorancës nuk është për të zeruar vetëm opozitën por çdo institucion në këtë vend. Më pëlqen vendimi i Gjykatës Kushtetuese e respektoj, nuk më pëlqen e injoroj. Kjo po ndodh. Eshtë sjellje antikushtetuese e maxhorancës’

Pas dëgjimit të përfaqësuesve të opozitës, trupi gjykues u tërhoq për 30 minuta pushim.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protestat tona janë bërë zëri i Shqipërisë në mbarë kombin dhe në mbarë botën!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në Foltoren në degën nr.5 në Tiranë, tha …