Si Fanja e bëri Alesian, Nënkryetare të FRPD

Osman Stafa: Z. Berisha, unë s’jam avokat. Unë avokat i kujt nuk bëhem kurrë.

Sali Berisha: Po ja pra, të them unë ty. Prit një minutë. Dhe po të tregoj disa fakte. Në qoftë se ju keni fakte të tjera, jam dakord për t’i dëgjuar. Të them unë ty.

Atij zotërisë i është thënë, unë s’kam komunikuar kurrë me të. As me telefon, me as me gjë. Jo. Ja ç’them. Ai zotëria, meqë më thua tani, e gjen një ditë të përlotur atë Alesian. Ç’ke moj, i thotë? Ja thotë, s’po më japin hapësirë pune. Eja thotë. Eja te unë. Po çfarë je ti? Ajo foli si përfaqësuese e shtetit. Nënkryetare e forumit thotë.

E marrin në telefon Osman, prit tani se desha të them. E marrin në telefon kryetari i forumit. dhe i thotë, zotëria, ajo nuk ka një funksion. S’ka asnjëfarë, nënkryetare ajo. Tjetër, e merr në telefon sekretari i përgjithshëm. Po, po. Unë s’e kam marrë kurrë, ta them haptazi.

Vazhdonte, e servirte nënkryetarja e Forumit Rinor. Këto Osman duhet të mbajë gojën këtu para jush dhe para shqiptarëve, se meritojnë çdo epitet. Dhe nuk kam unë me, shiko, ka të tjerë që sillen si ai dhe më keq dhe unë s’merrem më. Por ka disa gjëra që s’mund t’i bëjë kurrë njeriu. Jo, ka këtë s’mund ta bëjë kurrë. Se pastaj, në qoftë se hyn në këto, hyn në gjëra që s’duhet të prish gojën këtu dhe e lamë me kaq. Po.

 

About Krye Redaktor

Check Also

‘Reporterët pa Kufij’ akuzon direkt Ramën/ “Gazetarët po kërcënohen…”‘

Reporterët pa Kufij i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin e tyre …