Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në Foltoren në degën e PD në Njësinë nr.5 hodhia akuza ndaj gazetarëve që i shërbejnë regjimit të Edi Ramës.
Berisha tha se, Adriatik Doçi është gjobëvënës që merr udhëzime nga Linda Rama, Sokol Balluku ka marrë miliona nga Lubia! Ai theksoi se, këta do marrin fund bashkë me Edi Ramën.
Berisha: Por të nxjerrësh nëpër studio delinkuentë. Çfarë është Adriatik Doçi?
Adriatik Doçi është një gjobëvënës, i telekomanduar nga Linda Rama, që shkon çdo javë në Surrel, merr udhëzimet, i thuhet këtë javë veshju këtij kundërshtari.
Është i regjistruar si gjobëvënës.
Ka ligj për të? Jo, nuk preket se Linda kontrollon edhe drejtësinë.
Është i regjistruar. Ka dosje ku ai përdor portalin për të vënë gjoba.
Dhe ai shëtit nga një studio në studion tjetër.
Një kriminel ordiner.
Po Sokol Balluku?
Prisni, ka nja televizion ai.
Nuk është mirë kur detyrohesh të mbyllësh televizorin. Dhjetëra milionë nga Lubia, paratë tuaja.
Ai fillon nga mëngjesi gjer në darkë sulme, sulme ndaj opozitës.
Bëjnë gjithçka në të gjitha format për të mbrojtur qeverinë, por edhe ata bashkë me kreun e Meduzës, kreun e organizatës kriminale, Edi Ramën, do marrin fund.
Shqipëria do ketë media të lira që do informojnë me vërtetësi qytetarët. Do respektojnë valët dhe hapësirën mediatike.
Përndryshe ne në këmbë jemi, nuk na impresionon asgjë, do mbrojmë siç kemi mbrojtur interesin publik, interesin e qytetarëve shqiptarë.
Edhe njëherë u falënderoj shumë dhe u ftoj të ngrihemi viganë me datën 8, t’u japim mesazhin më të fortë dhe të fuqishëm shqiptarëve në Shqipëri dhe miqve tanë në mbarë botën.
Gazeta RD