Berisha: Mediat e kontrolluara nuk flasin për 490 mijë pensionistët që marrin pension të pjesshëm!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në takimin me pensionistët në selinë e PD, të organizuar nga Departamenti i Ekonomisë, tha se, mediat e kontrolluara nuk flasin për 490 mijë pensionistët që marrin pension të pjesshëm.

Berisha: Sot lexoja raportin e Komisionit Europian, çfarë thoshte? Gjysma e fëmijëve në Shqipëri janë në rrezik varfërie. Imagjinoni.

Dhe ky nxjerr një mafioz si Alket Hyseni dhe thotë se këtu në Shqipëri do bëhet kongresi i ligjit dhe se Alketa, që u pasurua sa kur ishte në dogana e në tatime, na është bërë anëtar i bordit botëror të ligjit. Tallen me shqiptarët dhe lajmin e jep vetë Edi Rama.

Do ta mbyll këtë me zotimin tim, por ndjej keqardhje të madhe për qëndrimin që mbajnë mediat.

Mediat e kontrolluara nga qeveria, në qoftë se japin në unison, në seri, dhjetra e dhjetra herë lajmin se u rrit pensioni dy kile domate, 8 euro, që është një rritje cinike, nuk e japin një herë lajmin që vetëm katër, që janë mbi 490 mijë pensionistë që janë me pension jo të plotë.

Nuk shkon njëherë të marrin një pension të shkojnë në dyqane, magazine, sa mund të blihet me pension sot.

Nuk shkon njëherë në farmaci për të paraqitur. Janë bërë aleatë me qeverinë. Janë bërë aleatë me të keqen, me të keqen banale.

Ndaj dhe është element shumë i rëndësishëm ky. Duhet të protestojmë, duhet të ngrihemi, të protestojmë ndaj të gjithë, për të gjitha çështjet që ekzistojnë në këtë vend. Të paktën të dihet që ne nuk i miratojmë dhe ne do i ndryshojmë këto. Ne do i ndryshojmë këto.

Potenciali për të ndryshuar është shumë i madh, shumë real. Po si u dyfishuan rrogat dhe pensionet në 8 vite?

Duke patur buxhet më i madhi ishte vitin e fundit 4 miliardë euro, se ne, ne kishim taksa të ulëta. Dhe këta me 7-8 miliardë, me 6 miliardë, këta e rrokullisën në fund të pensionit dhe rrogave, i rrokullisën shqiptarët krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Ju faleminderit dhe është zotim solemn para jush dhe para shqiptarëve, se hapat e parë dhe masat më drastike do merren, më të rëndësishme, për përmbysjen e situatës për pensionet, rrogat e ulëta dhe minimumin jetik.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Pasuritë plaçkiten nga Rama-Balluku, pensionistët marrin thërrime!

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim pasditen e sotme me pensionistë dhe ekspertë …