Gjatë një tryeze të organizuar nga Departamenti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, drejtuesi i Departamentit të Financave Publike, Prof. Dr. Hysen Muçeku, prezantoi një analizë të detajuar mbi gjendjen e sistemit të pensioneve në Shqipëri dhe propozimet për reformimin e tij.
Në fjalën e tij, në prani të kryetarit të PD, Sali Berisha, përfaqësuesve të moshës së tretë dhe ekspertëve të fushës, Muçeku theksoi se sistemi i pensioneve në Shqipëri po përballet me rrezik serioz për shkak të përkeqësimit të raportit kontribuues–përfitues, që sipas tij ka arritur në 1.17.
Ai tha se emigracioni dhe informaliteti kanë dobësuar ndjeshëm bazën e kontribuuesve, duke sjellë humbje të mëdha financiare dhe rritur presionin mbi buxhetin e shtetit.
Muçeku: I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, të nderuar pensionistë, përfaqësues të moshës së tretë, të nderuar ekspertë të fushës, sot ne po diskutojmë një nga problematikat më të mëdha që ka vendi dhe reformën më të rëndësishme që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike në pushtet. Nëse shohim kontekstin e problemit, raporti kontribuues-përfitues po përkeqësohet nga viti në vit dhe kjo ka thelluar mjaft defiçitin e skemës së sistemit të sigurimeve shoqërore.
Pra, nëse normalisht një sistem që të funksionojë duhet të ketë një raport mbi dy me një, pra një punonjës dhe për një pensionist. Sot raporti është mjaft i përkeqësuar. Pra ka arritur në nivelin 1.17 kontribuues për çdo pensionist. Dhe pyetja që shtrohet, kush do t’i paguajë pensionet pas 10, 20 vitesh? Me çfarë kostoje do jenë për ekonominë dhe taksapaguesit shqiptarë? Reforma e vitit 2014, e nisur nga kjo qeveri, ka dështuar përfundimisht. Dhe pyetja që shtrohet, pra, sa vite jetë i kanë mbetur sistemit aktual nga këto reforma? Dhe këtu kanë ndikuar shumë faktorë, por ndër faktorët kryesorë ka qenë emigracioni, informaliteti dhe sistemi i pagave.
Emigracioni. Shqipëria ka humbur mbi 200.000 kontribuues potencial në këtë periudhë. Pra, i është hequr rreth 20 deri në 30% e bazës potenciale të kontribuuesve.
Po kështu edhe informaliteti. Megjithëse nuk ka një shifër zyrtare, edhe sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, rreth 30-40% e punësimit total është informal ose gjysëm informal. Pra, rreth 400-450.000 persona punojnë, por nuk kontribuojnë. Dhe kjo, nëse do të futeshin edhe këto në skemë, do të shkonte kontributi rreth 1.1, 1.2 milionë. Pra që do ta përmirësonte mjaft, ndjeshëm raportin nga 1.17 që është sot, në rreth 1.5 deri në 1.7. Pra, sistemi do të ishte dukshëm më i qëndrueshëm.
Shqipëria humbet nga informaliteti sot rreth 700 milionë euro në vit. Dhe pyetja që shtrohet, pse kjo nuk trajtohet si emergjencë kombëtare? Dhe të merren masa të menjëhershme drastike për këtë emergjencë kombëtare. Pra, formalizimi i ekonomisë është një nga reformat kryesore për të shpëtuar sistemin e pensioneve në Shqipëri. Nëse bëjmë një krahasim me vendet e tjera, Shqipëria sot ka pensionet më të ulëta në rajon, pa u krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian. Sot pensionet në Shqipëri janë dy deri tre herë më të ulëta se vendet e rajonit. Dhe po t’i shihni edhe këto nga grafikët, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, pra, kanë rreth 2.5, tre herë pensione më të larta sesa në Shqipëri.
Pa u krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, ku pensioni në Shqipëri janë gati rreth 10 herë më të ulëta se të vendeve të Bashkimit Evropian. Nëse shohim shpenzimet që kryen qeveria shqiptare për pensionet, pra, ne e masim këtë në përqindje me produktin e brendshëm bruto, pra me GDP-në. Shqipëria sot shpenzon një përqindje relativisht të ulët të produktit të brendshëm bruto, krahasuar me vendet e rajonit dhe pa u krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian. Dhe kjo kufizon nivelin e përfitimeve dhe reflekton kapacitete të kufizuara fiskale. Pasojat sociale. Së pari është rritja e varfërisë te të moshuarit.
Siç e theksoi edhe zoti Teliti më parë, sot të moshuarit po mbijetojnë. Dhe indeksi, pra i varfërisë, nëse do të matej me atë indeksin e çmimeve të konsumit, megjithëse nuk matet realisht, pra me ato çmimet e konsumit që konsumojnë pensionistët, pra, është shumë më i ulët edhe se i vendeve të rajonit. Dhe çfarë ka bërë kjo? Ka krijuar varësinë nga të ardhurat nga familja. Ka kufizuar shërbimet bazë dhe ka krijuar një pabarazi sociale. Prandaj, Partia Demokratike propozon një reformë rrënjësore në fushën e pensioneve, duke u mbështetur në tre shtylla kryesore. Pra, së pari, Partia Demokratike do të vendosi një pension publik minimal, mbështetur në minimumin jetik.
Ne e kemi prezantuar edhe më parë minimumin jetik dhe poshtë minimumit jetik nuk do të ketë pensione në Shqipëri. Përveç kësaj, do të pensionet do të indeksohen në vijimësi me inflacionin. Jo siç bën kjo qeveri, që inflacionin merr inflacionin e përgjithshëm, jo inflacionin që prek direkt pensionistët me ato produkte dhe shërbime bazë. Po kështu, do të zhvillojë edhe dy shtyllat e tjera të pensionit, pra pensionin privat të detyrueshëm, nëpërmjet kursimeve individuale të kapitalizuara dhe pensionin vullnetar. Pra, duke vendosur edhe nxitësit fiskalë në këtë fushë, pra nëpërmjet stimujve për kursime shtesë.
Masat kryesore reformuese, siç e theksuam edhe më parë, pra formalizimi i ekonomisë është një emergjencë kombëtare dhe ulja e informalitetit është një ndër aksionet kryesore që do të ndërmarrë Partia Demokratike në pushtet. Po kështu, dixhitalizimi i pagave dhe kontrolli më i fortë i tyre, nëpërmjet dixhitalizimit do të jetë e mundur edhe kontrolli i sistemit të pagave. Kjo do të çojë dhe në zgjerimin e bazës së kontribuesve me rreth 50-70,000 kontribues. Dhe kjo do të krijojë një lidhje më të fortë ndërmjet kontribuesve dhe përfituesve.
Dhe, pensioni minimal për shtresat vulnerabël. Pra, sistemi do të bëhet më i drejtë dhe do jetë më funksional. Ndikimi i reformës. Në afatin e shkurtër, flasim afati i shkurtër një, 1.5 vite, pra do të ketë një kosto 300-500 milionë euro në vit. Dhe, siç e theksova edhe më parë se shpesh shtrohet pyetja, ku do jenë burimet? Pra, vetëm informaliteti, ju thash, nga informaliteti, ekonomia shqiptare humb në fushën e sigurimeve shoqërore, humb rreth 700 milionë euro në vit. Pra, këtu janë burimet. Pa marrë parasysh edhe koston e korrupsionit qeveritar, që edhe sipas institucioneve ndërkombëtare arrin rreth 2.3-2.7 miliardë euro.
Po kështu, edhe në afatin e mesëm do të ulet deficiti në këtë skemë, 30 deri në 50%. Pasi nëse i referohemi edhe shifrave, sot buxheti i shtetit ka një barrë mjaft të madhe në këtë fushë, rreth 25% e mbulon buxheti i shtetit. Po kështu, do të ulet edhe deficiti buxhetor, pra, në masën 60-80%. Si përfundim, pra, pa një reformë, sistemi aktual rrezikon kolapsin e plotë. Zgjidhja, cila do jetë? Kombinimi shtet plus treg plus individ. Dhe për këtë, modeli i përzier garanton qëndrueshmëri dhe pensione më të larta. Pra, vetëm në këtë mënyrë, ne mund të zgjidhim problemet e sistemit të siurimeve shoqërore, pra të pensioneve në Shqipëri.
Gazeta RD