Protesta e 8 majit/ Berisha: Nesër ora 19:00 të gjithë në Tiranë për kryengritjen tonë! Kundërshtari nuk mund ta mësojë online skenarin!

 

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar shqiptarët në protestën e 8 majit para Kryeministrisë.

Në deklaratën e dhënë për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha tha se, protesta e së premtes, do të jetë zëri i fuqishëm i shqiptarëve, i elitës së guximit të shqiptarëve, në emër të interesave më të mëdha të çdo individi, të çdo familjeje dhe të vendit në tërësi.

Sali Berisha: Ndaj edhe të dashur qytetarë, qytetare, nesër mbasdite në ora 7:00, të gjithë në Tiranë. Është kryengritja jonë, është zëri i fuqishëm i shqiptarëve, i elitës së guximit të shqiptarëve, në emër të interesave më të mëdha të çdo individi, të çdo familjeje, të vendit në tërësi.

Gazetarët: Z. Berisha, do të jetë e njëjta protestë si herët e tjera, pra marshim në disa institucione apo do të jetë një…

Sali Berisha: Tani do shpaloset kundërshtari, nuk mund ta mësojë tani online skenarin tonë. Faleminderit! Mirupafshim!

About Redaksia

Check Also

4 vjet nga ndarja nga jeta/ Leskaj: Presidenti Nishani një shërbestar i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Nga Bujar Leskaj Sot, datë 28.05.2026 bëhen katër vjet nga ndarja nga jeta e Presidentit …