Raporti i PE/ Tabaku: Mosvotimi i imunitetit të Ballukut, korrupsioni dhe zgjedhjet pengesë për integrimin në BE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në dalje për mediat jashtë Kuvendit nënvizoi disa nga pikat negative që sipas saj pengojnë integrimin e vendit drejt BE, duke iu referuar raportit të Parlamentit Europian.

Mes rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Tabaku u ndal dhe te çështja e imunitetit që ngrinte si shqetësim dhe PE, për rastin e Belinda Ballukut, ku duhej të veprohej me shpejtësi sipas procedurave.

“PE publikoi një raport si rrallë herë drafti pati mbi 300 amendamente. Elementi i parë në raport lidhet me zgjedhjet, ku gjejnë vend dhe shqetësimet e OSBE/ODHIR për zgjedhje te lira dhe të ndershme dhe bën thirrje për reformë gjithpërfshirje, dhe të opozitës.

Ngre shqetësime për luftën kundër korrupsionit, për rolin e parlamentit dhe gjykatave dhe i bën thirrje qeverisë për trajtimin e çështjes së imunitetit me përparësi sipas kuadrit kushtetuese, duke iu referuar rastit të ish-zv.kryeministrën.

Po ashtu ka një pjesë të gjerë për lirinë e medias, për sulmet ndaj gazetarëve, presionet dhe paditë strategjike që janë disa fusha që dhe në emër të opozitës që do t’i çojmë përpara. Flet për rolin e parlamentit, për ligjet, për hapësirën e opozitës. Sot shqiptarët e kanë të qartë se kush ka qenë procesi integrimit dhe pengesat. Këto janë pengesat që pengojnë integrimin.

Shpresoj që qeveria t’i shoh si plan pune. Miratimi i ligjeve si ai i porteve, i AKSHIT, i investimeve strategjike, mosvotimi i imunitetit, janë pengesa reale”, tha Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …