Marsi Korreshi, Syri Tv: Zoti Berisha, ju mbani sot protestën e tetë kombëtare, një protestë e cila vjen edhe pas zhvillimeve të fundit nga Brukseli. Cili do jetë ndryshimi nga herët e kaluara dhe a do të vazhdojë vala e protestës së opozitës në të njëjtin ritëm?
Sali Berisha: Vala e protestave të opozitës nuk ndalet kurrë gjer në realizimin e qëllimit tonë.
Shpallja jonë se jemi në kilometrin e fundit, shënon gjithashtu detyrimin tonë për ta përshkuar me çdo çmim dhe çdo kusht këtë kilometër gjer në fitore.
Dhe siç e shihni, ky raport që dallon si nata me ditën me raportin e një viti më parë, dëshmon se në Shqipëri, në të vërtet problem kryesor për integrimin është Edi Rama, si kreu i organizatës kriminale, qeveritarët e tij, parlamenti, është Lubi Balluku, që ka marrë të gjithë frenat në dorë.
Janë këta hajdutë, të cilët në mënyrë absolute nuk duan kurrë integrimin, por duan vjedhjen dhe pasurimin e tyre me vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve.
Ndaj dhe protestat janë zëri i vetëm më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë, i shqiptarëve që nuk pajtohen me këtë situatë.
Gazeta RD