Çfarë pritet të ndodhë në protestën e opozitës, flet Luçiano Boçi

Opozita përgatitet për protestën e radhës, e cila paralajmërohet se do të ketë një qasje të re, duke përfshirë forma kreative dhe “akte të papara më herët”. Ndërsa theksi vihet te vazhdimësia dhe qëndrueshmëria e revoltës qytetare, rriten shqetësimet për qëndrimin e Policisë së Shtetit dhe hidhen akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë, veçanërisht SPAK, për zvarritjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë.

Sipas nënkryetarit të PD Luçiano Boçi që ishte i ftuar në një intervstë në edicionin e mesditës në Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi, protesta e ardhshme nuk do të jetë thjesht një marshim apo një tubim me fjalime. Ajo do të ketë një lloj kreativiteti në performimin e saj, ku krahas formave tradicionale, mund të përfshihen edhe “akte surprizë, të papara apo të painterpretuara më parë”. Megjithatë, theksohet se elementi më i rëndësishëm mbetet vazhdimësia, qëndrueshmëria dhe pjesëmarrja masive qytetare, si shprehje e mosdorëzimit përballë qeverisë.

Një shqetësim madhor sipas deputetit të PD, mbetet sjellja e forcave të rendit. Opozita akuzon drejtuesit aktualë të policisë për një politizim të skajshëm të institucionit. Sipas saj, policia ka agravuar retorikën, duke paralajmëruar në “forma banditeske” kufizime të protestës vetëm në bulevard dhe duke kërcënuar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe topave të ujit. Kjo konsiderohet një përpjekje për të penguar lirinë themelore të lëvizjes dhe të protestës, duke e shndërruar policinë nga një shërbëtore e qytetarëve në një mjet në duart e pushtetit politik.

Opozita sipas Boçit, shpreh një skepticizëm të thellë ndaj SPAK, duke e akuzuar se po vepron më shumë si një zyrë PR-i sesa si një organ i drejtësisë. Sipas saj, ndërsa SPAK shpërndan lajme për të krijuar imazhin e një institucioni të fuqishëm, në realitet, hetimet kanë ngecur. Personazhet kryesore të akuzuara për “vepra korruptive të papara ndonjëherë”, siç është rasti i Ballukut, vazhdojnë aktivitetin e tyre politik pa u shqetësuar, ndërsa të tjerëve u zbuten masat e sigurisë. Kjo shihet si një sfidë ndaj qytetarëve dhe një dëshmi e një “bashkëmarrëdhënieje të mirëpranuar” mes të akuzuarve dhe sistemit të drejtësisë.

Arnold Kariqi:  Zoti Boçi, se është bërë si pyetje shabllon kjo në fakt, çfarë pritet të ndodhë, por skenari, çfarë ka menduar opozita për protestën?

Luçiano Boçi: Skenar është. Por është edhe kërkesë komunikuese dhe publiku e do një gjë të tillë. Vërtetë ne kemi dashur dhe vazhdimisht jemi edhe ne para atij presioni në thonjëza që të kemi edhe ne një lloj kreativiteti në mënyrën si e performojmë dhe si e interpretojmë protestën e radhës. Por më e rëndësishme se kjo, unë mendoj që është vazhdimësia, është qëndrueshmëria, është mosdorëzimi i qytetarëve dhe i demokratëve, të cilët vazhdimisht kanë qenë dhe vazhdimisht u kërkohet të jenë prezent në shesh kur ta shprehin këtë zemërim dhe revoltë. Pastaj mënyra se si shprehet kjo revoltë, patjetër që ka një lloj organizimi, mund të jetë më shumë marshim sesa të ketë folës, mund të ketë akte, shprehje, revolte konkrete, sikurse mund të ketë dhe akte të papara apo të pa interpretuara më parë. Dhe këto janë elementë dytësorë që shoqërojnë në fakt zhvillimin e një proteste dhe ajo që është kryesore, patjetër që është pjesëmarrja qytetare, prandaj dhe thirrjet nuk kanë munguar, organizimet nuk kanë munguar dhe qëndrueshmëria në kohë e protestës.

Arnold Kariqi: I pamë, nuk kanë qenë asnjëherë miqësore forcat e policisë, por në protestën e fundit ishin tepër armiqësore. Ndaj jush personalisht, ndaj të gjithëve.

Luçiano Boçi: Armiqësore, ka agravuar madje edhe retorikën para zhvillimit të protestës dhe ky është një tjetër absurd, një sjellje tepër politike e atyre që sot janë në drejtim të policisë, sepse nuk mund të paralajmërosh ti një lëvizje, pengesën e një lëvizje të lirë të protestuesve. Protestuesit nuk janë në kuadrat, nuk mund t’i fusësh në burg protestuesit. Protestuesit vijnë aty të shprehin lirinë e tyre dhe liria e parë që të vjen në mendje është liria e lëvizjes dhe nuk mund të thuash që ju jeni në bulevard dhe duhet të qëndroni aty në bulevard…

About Redaksia

Check Also

Aktori reagon kundër aktorëve që mbështetën hajdutin Veliaj në Gjykatë

Paraqitja e disa aktorëve në mbështetje të hajdutit Erion Veliaj në Gjykatën Administrative ka shkaktuar …