Pjesëmarrje masive qytetare në protestën e thirrur nga opozita, ku mijëra njerëz po mblidhen përpara Kryeministrisë për të shprehur kundërshtinë ndaj qeverisë. Sheshi dhe bulevardi kryesor po mbushen vazhdimisht me protestues që po vijnë nga zona të ndryshme, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dominojnë atmosferën.
Qytetarët po qëndrojnë të vendosur në shesh, pavarësisht reshjeve të shiut, duke treguar vendosmëri dhe angazhim të lartë në këtë tubim opozitar. Me pankarta, flamuj dhe brohorima të vazhdueshme, protesta po zhvillohet me intensitet, ndërsa pjesëmarrja po mbetet e lartë nga momenti në moment.
Pamjet nga terreni tregojnë një grumbullim të madh njerëzish përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët po e kthejnë këtë protestë në një demonstrim të fortë publik kundër qeverisë.


Gazeta RD