Tensionohet situata, policia sulmon protestuesit me gaz dhe ujë

Është tensionuar situata në protestën e thirrur këtë pasdite nga Partia Demokratike.

Protestuesit pasi mbyllën fjalimet para Kryeministrisë, janë drejtuar drejt Ministrisë së Brendshme, por forca të shumta policie kanë bllokuar marshimin e tyre duke i spërkatur me ujë.

Protestuesit kanë hedhur molotv në kundërpërgjigje, ndërsa efektivët i kanë bllokuar me gaz lotsjellës dhe ujë, për ti shpërndarë dhe kthyer pas.

Sakaq raportohet se rrugët kryesore në kryeqytet janë bllokuar si pasojë e opozitës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

About Redaksia

Check Also

“Ik që këtu, provokon protestën”, kreu i Sindikatës së Pedagogëve përplaset me vartësen e Ramës

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, i ka kërkuar drejtoreshës së MIA-s, Manjola Hasa, …