Jehona e jashtëzakonshme e protestës së 8 majit/ Berisha: Në atë bulevard përfaqësohej mbarë kombi shqiptar

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paraqitur para gazetarëve lajmet që mediat botërore i kanë bërë jehonë të jashtëzakonshme protestës së 8 majit. Berisha tha se, në atë bulevard përfaqësohej mbarë kombi shqiptar.

Berisha: E patë pra se çfarë jehone të jashtëzakonshme.

E patë se si disa dhjetëra mijëra qytetarë guximtarë, qytetarë shembullorë, qytetarë të përgjegjshëm, elitë e guximit të kombit, dërguan mesazhet më të fuqishme në mbarë botën se ata nuk pajtohen me vjedhjet e qeverisë së Edi Ramës dhe Edi Ramës.

Se ata nuk pajtohen me dhunimin e votës.

Se ata nuk pajtohen me një pushtet të paligjshëm.

E vërteta është se në atë bulevard dhe tek ata qytetarë përfaqësohej mbarë kombi shqiptar.

Njerëzit e ndershëm që jetojnë me djersën e tyre, që duan këtë vend dhe të ardhmen e tyre evropiane.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama e ka shndërruar integrimin e vendit në një proces okult sikur e ka pronë të veten

Marsi Korreshi, SYRI TV: A keni një përgjigje për deklaratën e tij se opozita është …