Prokuroria e Përgjithshme ka informuar zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi të kaluarën penale të kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, duke bërë me dije se ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Greqi.
Në një tjetër çështje, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka shpallur fajtor Hajdarin për veprën penale “falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”. Në vendimin e dhënë më 25 janar 2024, gjykata ka zëvendësuar dënimin me burg prej një viti me 150 orë pune në shërbim publik.
Në vijim të hetimeve, SPAK e ka marrë atë të pandehur dhe i ka komunikuar akuzën për falsifikim formularësh, një ditë pasi KQZ nuk ndërpreu mandatin e tij si kryebashkiak. Prokuroria i kërkon KQZ-së të marrë në shqyrtim informacionin e përcjellë, ndërsa çështja pritet të vijojë me zhvillime të mëtejshme institucionale.

Gazeta RD
