Tabaku reagon ndaj Ramës: Shifrat e prokurimeve publike janë më kokëforta se propaganda!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj pretendimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se, “Shqipëria qëndron mbi mesataren e Bashkimit Europian për prokurimet publike”.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tabaku i kujton Ramës shkresën e Bashkimit Europian ku ngrihen shqetësime për ndryshimet në ligjin porteve, që lejojnë dhënien e tyre pa garë tek klientët e qeverisë.

Reagimi i Tabakut

Shifrat e prokurimeve publike janë më kokëforta se propaganda.

1 në 2 tendera publikë jepet pa garë reale. Nga pjesa tjetër, shumica e parave përfundon tek një pakicë kompanish që qarkullojnë fondet publike prej vitesh.

Ndërkohë projektet më të mëdha të vendit kalojnë me ligje speciale, PPP, koncesione apo “investitorë strategjikë”, shpesh në kundërshtim me frymën e MSA-së dhe parimet e konkurrencës së lirë të BE.

Portet turistike strategjike janë kapitulli më i ri i këtij modeli: prona publike dhe infrastruktura strategjike transferohen pa garë reale dhe pa standarde të barabarta tregu.

Dhe problemi nuk zgjidhet duke i vendosur sistemit emra si “AI”, “Diella”, AKSHI apo EA Solution.

Sepse kur sistemi politik prodhon klientelizëm, favorizim dhe ligje me porosi, ai prodhon automatikisht edhe “viruse” që infektojnë çdo teknologji.

Inteligjenca artificiale nuk mund të krijojë transparencë aty ku mungon vullneti politik për konkurrencë reale.

Image

 

About Redaksia

Check Also

Kryebashkiakia e Durrësit i jep tenderin 3.7 mln euro kompanisë së familjes së saj!

Ditën që kryeministri Edi Rama çuditi botën kur tha se Shqipëria është përpara Gjermanisë dhe …