Nga Basir ÇOLLAKU
Karton i kuq sërish. Përsëri TiRamës. Të paktën 9 shtete me në krye Gjermaninë, i thanë sërish jo IBAR, raportit të ndërmjetëm, për çuarjen përpara të integrimit të Shqipërisë, si plotësim detyrash. Ministër Feriti në Bruksel, i ra xhevapit të halleve nga Ukraina, pastaj ngeci lëmshin e emigrantëve të Melonit dhe Ramës, sa tërboi shefin me përgënjeshtrim të ministrit.
Thembra e Akilit: Pavarësia e Gjyqësorit
Paratë e lobingjeve nuk i bëjnë kokërr pune më Edi Ramës
Gjermanët e dinë më mirë se shtetet e tjera se:
Nëse drejtësia do të ishte e pandikuar nga kryeministri Rama, atëherë do të kishim:
1-Olsi Ramën, vëllanë e shefit të ekzekutivit, të bashkë-arrestuar në dosjen “Xibraka” të laboratorit të parë të kokainës në Shqipëri.
Një specialitet gjerman
2-Olsi Ramën në hetim dhe të pandehur në dosjet e call centerave, sidomos në fillimet e këtijj biznesi mashtrues në 2019-2020, kur mediet evropiane sollën në investigim emrin e tij të përfshirë
Edhe këtu denoncime gjermane
3-Olsi dhe Edi Ramën në hetim dhe të pandehur për kafshimin e 24 hektarëve tokë në bregdet në Gjipe, ku vëllai merr 7 vendime qeverie me emër të dedikuar për vëllanë.
4- Linda Rama do të ishte në hetim dhe akuzuar në bashkëpunim për ca tendera në dosjen e AKSHI-t ku përgjimet e dëshmitë e të penduarve lëçisin hollësitë penale.
Një dorë hetimesh gjermane
5-Belinda Balluku do të ishte e pandehur në qeli, me imunitet të hequr nga Kuvendi, dhe hetimet do të ishin duke zbardhur rolin e Edi Ramës në plaçkitjen e miliardave. Sërish gjermanët ishin bashkë me amerikanët, kallëzues për të mos çuar Porto Romanon si investim në Rusi, ndërsa drejtësia e pavarur sehironte.
6-Drejtoresha Karçanaj, Ermal Beqrii dhe Ergys Agasi e të tjerë, të akuzuar të AKSHI si organizatë kriminale do të ishin të arrestuar e jo udhëve në hargalisje. Edhe këtu gjermanët kanë sjellë plot episode hetimore nga i pangmarruri.
7- Nuk do të ishim duke kthyer në BE, qindra milionë euto të IPARD sepse u vodhën për partiakët dhe ish-ministresha e Bujqësisë, gjezdis si këshilltate e KM
8-Krimi zgjedhor nga 184-339, e më pas me dhjetëra dosje të zbardhura nga partnerët në sky-enchro do kishte ministra, deputetë, bashkiakë në qeli.
9- Trafikantët e drogës nuk do të merrnin qindra milionë euro tendera publikë e pastronin fitimet e kokainës me investime strategjike.
10- Tendera si smart city, tregtia e arnëve, karburanti shtetëror, të dhëna personale dhe siguria kombëtare, nuk vraponin në vendet arabe, Kinë dhe Rusi…
11-Nuk do kishim në Kuvend grup parlamebtar nga Kolumbia, Venezuela, Meksika, Ekuadori, Brazili, e komshinj të tyre.
12-Pjesëmarrësit pushtetarë dhe trafikantë në samitin e kokainës në Aruba, do të ishin me kohë të pandehur.
Këta dhe plot gomarllëqe hajnie e mafiozllëqe, nuk do të bënin vaki, nëse Rama dhe Krimi i Organizuar nuk do kishin duart e përbashkëta në gjyqësor dhe polici.
IBAR do mbetet me barrë e nuk do të lindë sa kohë Rama është KM…
Gazeta RD