Ish-gjyqtari belg: Mafia po i pastron paratë në hotele në Shqipëri!

Magjistrati i njohur belg, Michel Claise, ka folur sërish për mediat në lidhje me mafien shqiptare.

Gjatë një interviste, ai tha se mafia po i pastron paratë duke përdorur hotelet në Shqipëri.

Po ashtu, ai tha se mafia po pastron paratë në prona të patundshme në Marok.

Ish-gjyqtari Claise është bërë një nga figurat më të njohura në vendin e tij në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Para disa kohësh, ai tha se mafia shqiptare në Belgjikë është bërë po kaq e fuqishme sa mafia marokene, e cila ka dominuar për shumë vite.

Ndërkohë që në një tjetër intervistë, ai deklaroi se mafia shqiptare po shkatërron bregdetin e bukur të Shqipërisë.

“Në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe parash nga krimi. Njeriu bën gjithçka për t’u lejuar të ndërtojë diçka. Bregdeti i mrekullueshëm është nën presion,” shkruante ai.

Claise ka publikuar një libër për mafien shqiptare, ndërsa thotë se e ka hetuar vetë këtë mafie dhe e njeh fuqinë e saj.

About Redaksia

Check Also

Gjermania dëbon Ramën/ U strehua në galerinë “Société”, mesazhet e forta nga Berlini

Nga Thomas Wittstadt  Zëvendëspresident i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW) Ka ditë politike kur e vërteta …