Nga Oerd BYLYKBASHI
Korrupsioni shqiptar prodhon çudira. Porti i ‘arabit’ asfiksoi portin e Durrësit. As turqit e sulltanit nuk e quajtën dot ‘Limani i Durrësit’, por ia doli ‘arabi’ i Ramës që t’i heqë Durrësit portin e ta quajnë Porti i Arabit
Planifikohen qindra miliona euro që t’u merren shqiptarëve me taksa për portin e ri në Porto Romano, por nuk dihet kur fillojnë punimet.
Projekti i portit të marinës së ‘arabit’, që do 20 vite të mbarojë, nuk njihet për ato dyqind e ca postet e jahteve, por për 12 mijë apartamentet luksoze që po u zhyten themelet që me dy pallatet e para.
Ama, nëse gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, megakorrupsioni i Ramës me portin e Durrësit i ka themelet në rërë dhe ujë deti. Gënjeshtra del shpejt. Themelet në ujë zhyten shpejt.
Specialistët e patën paralajmëruar me kohë që themelet nuk do të mbanin. Ja prova!
Sot doli edhe IKMT-ja, që u detyrua të pranojë skandalin, por duke e zvogëluar për ta minimizuar. Burimet e gazetarisë investigative thonë që zhytja është më e madhe se ajo që thotë IKMT-ja. Pra, jo thjesht skandali është më i rëndë, por rreziku është më i madh.
As deti dhe as tërmeti nuk do ta falin batakçillëkun e Ramës.
Vodhën votat, vodhën paratë e taksave të bashkisë së durrsakëve që ia falën ‘arabit’ dhe, në fund, vjedhin edhe ata që i gënjyen dhe paguajnë shuma të majme mbi projekte në letër e themele në ujë.
Gazeta RD