Bardhi: Rama zgjodhi Ballukun, jo integrimin! Ngop shqiptarët me lugën bosh të “Shqipërisë 2030”!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po “ngop me lugë bosh” shqiptarët ë lidhje me integrimin, ndërsa ka shtuar se MLI I Zi mund të integrohet në BE para nesh.

Ai u shpreh se arsyeja se përse kjo po ndodh është pasi kreu i qeverisë zgjodhi të mbronte Belinda Ballukun dhe jo të çonte përpara procesin e anëtarësimit, duke penalizuar qytetarët e duke nxitur mosbesim në BE.

“Ka momente kur një foto thotë më shumë se 100 raporte të qeverisë. Është një postim i KE 2 javë më parë. KE ka ngritur një pyetje. A është Mali i Zi anëtari i 28 i BE, nuk e bënë këtë pyetje për Shqipërinë sicc thotë propaganda këtu që qenkemi të parët në proces.

Mali i Zi ka 14 vite që negocion, por kaq do të kishim edhe ne nëse për 3 vite në radhë Rama në opozitë nuk do të bllokonte statusin kandidat, vetëm që PD të mos merrte meritën historike.

Edhe tani po i ngop shqiptarët me lugën bosh të 2030 si sharlatan ofronte pasaportën e BE. Para pak muajsh e harroi premtimin e tha se disa vende në BE nuk na duan, firmosi me Vuçiçin tërheqjen nga integrimi i plotë.
Në realitet nuk është se ndonjë vend anëtar i BE na e ka me hile, me hile na e ka Rama.

Rezoluta për integrimin, Bardhi: Ku është Rama! Ka qënë në Kuvend vetëm 2 herë
Rama zgjodhi Belinda Ballukun dhe BE shpreh sot mosbesimin”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ramën dhe Ballukun i bashkon paraja, kurse me Elisën duket se nuk kanë vjedhur sa duhet!

Gazetarët: Zoti Berisha, teksa na thatë se çfarë e bashkon kryeministrin Rama me zonjën Balluku, …