Linda tjetër flet pak për videot me Agasin

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje” ndërsa akuzat ndaj saj nga SPAK janë për abuzime me tenderat në institucionin që ajo drejtonte, AKSHI.

Në një intervistë që ajo dha për TCH, ajo tha se Ergys Agasin e ka njohur “gjatë kohës që ai punonte në administratë”. Karçanaj tha se videoja e takimit në zyrën e Agasit është nxjerrë nga konteksti dhe se ajo e ka shpjeguar në SPAK që herën e parë të marrjes në pyetje se çfarë është folur dhe kontekstin.

Karçanaj tha se po i bëhej një gjyq publik, madje edhe duke u përlotur.

“Si mund të jem unë e pafajshme kur historia ime është treguar nga të gjithë ata që nuk e dinë si është kjo histori? Kur unë nuk jam pyetur për të gjitha të zezat që më janë veshur publikisht”, u shpreh ajo.

Karçanaj akuzohet për abuzim me detyrën dhe grup të strukturuar kriminal.

About Krye Redaktor

Check Also

Protestë e dhe në SHBA, mijëra shqiptarë në New York: Edi Rama, o hajdut!

Nga New Yorku Beqir SINA Vala e protestave qytetare që ka përfshirë Shqipërinë ka gjetur …