Pallatet në “Durrës Marina” po fundosen/ Qytetarët nisin të anulojnë pronotimet e apartamenteve

Pas reagimit zyrtar të një dite më parë nga IKMT, ku u konfirmua se dy godina në projektin “Durrës Marina” kanë shfaqur ulje strukturore, situata ka nisur të ndikojë drejtpërdrejt edhe te interesimi i qytetarëve për blerjen e apartamenteve në këtë kompleks.

Gjatë ditës së sotme, disa qytetarë që kishin kryer prenotime ose ndodheshin në proces blerjeje, janë paraqitur pranë zyrave të shitjes për të anuluar rezervimet apo për t’u tërhequr nga kontratat ekzistuese.

Ky reagim vjen si pasojë e pasigurive të krijuara pas publikimit të informacioneve mbi fundosjen e godinave, si edhe deklaratave zyrtare të institucioneve përgjegjëse. Situata ka shkaktuar shqetësim dhe paqartësi mes blerësve potencialë, të cilët pretendojnë se nuk kanë marrë garanci të qarta lidhur me sigurinë strukturore të projektit.

“Durrës Marina”, i promovuar më herët si një nga investimet më ambicioze dhe moderne në vend, po përballet tashmë me një rënie të ndjeshme të besimit publik. Zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje të reja mbi qëndrueshmërinë e projektit dhe standardet e ndërtimit të zbatuara deri më tani.

About Krye Redaktor

Check Also

Linda e AKSHI-t ia “faturon” abuzimet vartësit: I kisha deleguar autoritetin kontraktor Daniel Shimës

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, gjatë intervistës për Top Story, ka folur edhe për ish-zëvendësin …