Rama krahasoi shqiptarët me talebanët terroristë/ Reagimi i Berishës…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një deklaratë të Edi Ramës një ditë më parë, që ka krahasuar shqiptarët me talebanët terroristë.

Berisha shkruan se, kjo është një deklaratë skandaloze dhe akt fyes e poshtërimi ndaj çdo shqiptari.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Një deklaratë skandaloze!

Dje Edi Rama krahasoi shqiptarët me talebanët terroristë.

Në një akt fyerje dhe poshtërimi për çdo shqiptar, Edi Rama dje në një konferencë në Talin për t’u dukur interesant u shpreh se shqiptarët janë talebanët e perëndimit.

Kjo është paraqitja më negative në rrafshin politik, kulturor por dhe fetar që mund t’iu bëhet shqiptarëve, por edhe shërbimi më i keq që mund t’i bëhet kombit tonë në hapësirën  euroatlantik duke krahasuar shqiptarët, me anëtarë të një organizate famëkeqe terroriste, siç janë talebanët!

Turp dhe vetëm turp!

About Redaksia

Check Also

“Gjumi është prishur”/ Spiropali: Kollaj të sillesh rrotull me fjalë boshe…

Elisa SPIROPALI Isha fëmijë kur nga pëshpërimat e familjarëve dhe ecejaket e farefisit mora vesh …